E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet vendimi Kolegji Ja pse u rrezua PS

Partia Socialiste shkeli të gjitha afatet për të kundërshtuar rezultatin e KQZ-së për Tiranën, që nxori fitues Lulzim Bashën. Ky është argumentimi që ka dhënë Kolegji Zgjedhur në vendimin e zbardhur të datës 8 korrik.

Me këtë vlerësim, është lënë në fuqi vendimi i KQZ për shpalljen e Bashës si kryebashkiak me 93 vota diferencë.

Kërkesa e PS për pavlefshmërinë e këtij rezultati dhe pavlefshmërinë e 284 qendrave të votimit në Tiranë është rrëzuar poshtë me argumentin se Partia Socialiste duhet ta bënte ankimimin brenda tri ditëve që KQZ-ja nxori rezultatin më 25 qershor, në bazë të të cilit Basha kryesonte me 93 vota.

Sipas Kolegjit, paditësi nuk ka respektuar afatin për kërkimin e pavlefshmërisë së zgjedhjeve, parashikuar në nenin 160 të kodit zgjedhor dhe ky afat nuk mund të zgjatet pasi është afat përfundimtar.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›