E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët e Bulqizës, paralajmërim "Grevë urie"

Minatorët e Bulqizës vijojnë sërish të kërkojnë të drejtat e tyre, ndërsa takimet mes palëve nuk janë lënë pas.

Në ditën e nëntë të protestës, minatorët kërkuan rritjen e pagave, përmirësimin e kushteve në punë, largimin e subjekteve të tjera të palicencuara nga territori i kësaj kompanie, përndryshe kërcënojnë se do të hyjnë në grevë urie.

Në këtë situatë kaotike, ata kanë mbajtur një takim në Bulqizë me deputetin Selami Xhepa dhe përfaqësuesit e Konfederatës, ku prej mëse dy orësh, nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Ndërkaq, ditën e nesërme, pritet të shkojë në Bulqizë dhe administratori i firmës ACR. Ditë më parë, Kompania ACR kërkoi që ata te ktheheshin punës në miniera, ndërsa minatorët kërkuan firmosjen e një kontrate që plotëson kushtet e kërkuara.

Në këto kushte, ata kërcënojnë me grevë urie, deri në plotësimin e këtyre kushteve.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›