E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basesku-Ivanovit: Rumania nuk e njeh Kosovën si shtet

SHKUP- Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku, deklaroi në Shkup se vendi i tij nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj statusit të Kosovës. “Pozicioni ynë ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar. Nuk do ta njohim Kosovën”, deklaroi Basesku.

Ndërkohë, presidenti i Maqedonisë, Georgio Ivanov tha se “Kosova është realitet të cilin e njohëm dhe vendosëm marrëdhënie diplomatike. Ne përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie të mira si me të gjithë fqinjët e tjerë”, deklaroi Ivanov.

Duke folur për konfliktin mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, presidenti rumun tha se Bukureshti nuk mbështet, as Shkupin e as Athinën, por mbështet arritjen e një kompromisi të arsyeshëm.

“Historia të mos pengojë procesin e integrimit.Vetëm Evropa e bashkuar mund të garantojë Ballkan të qëndrueshëm dhe të sigurtë”, ka deklaruar Basesku.
(m.a/qik/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›