Durrës, amortizimi i bibliotekës 65-vjeçare rrezikon lexuesit
DURRES- Një studente nga Durrësi u rrezikua mbrëmjen e kaluar teksa lexonte në fondet e hapura të bibliotekës publike të qytetit bredetar, kur një copë suva e shkëputur nga tavani i godinës së amortizuar goditi në këmbë lexuesen 21-vjeçare.
Ndërsa për të u kujdes menjëherë personeli i bibliotekës, Flora Dervishi, drejtore e kësaj biblioteke, thotë se, godina ku është sistemuar biblioteka 65 vjet më parë nuk është ristrukturuar prej kohësh, por në të janë realizuar vetëm disa ndërhyrje të vogla. Tre vjet më parë një i moshuar u rrezikua në të njejtat kushte, ndërsa lexonte në sallën e vetme të bibliotekës së Durrësit.
Biblioteka e qytetit u themelua më 10 shtator 1945 falë pasionit të bibliofilit Vangjel Toçi, i cili së bashku me disa familje të tjera dhuruan mbi 1000 libra për institucionin e dijes. Ajo u vendos në një vilë të shtetëzuar në fillimet e sistemit komunist, e cila prej 16 vjetësh i është rikthyer zyrtarisht ish-pronarit të saj. Deri në gjetjen e një hapësire tjetër librat do të vazhdojnë të mbeten në godinën 2 katëshe.
Aktualisht në bibliotekë janë mbi 230 mijë libra dhe periodikë ndërsa në fondet e saj të rrezikuara nga amortizimi dhe lagështira zënë vend antikuare dhe libra me vlerë të albanalogjisë. Qyteti antik trashëgoi të njejtën bibliotekë edhe në fillimin e viteve 1990, kur ra sistemi komunist, ndërsa gjatë 20 viteve të fundit projektet e administratave bashkiake për ndërtimin e një godine të re kanë mbetur në letër.
(e.n/ata/BalkanWeb)