E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malstrom:Kosova nuk do izolohet nga Ballkani

BRUKSEL- Kosovarët nuk do të mbeten të izoluar nga pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa njoftoi vendimin e Komisionit Europian për të rekomanduar liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, komisionerja europiane për drejtësinë dhe çështjet e brendshme, Sesilja Malstrom, konfirmoi gjithashtu se Komisioni po punon edhe në këtë drejtim.

Por për të ruajtur besueshmërinë e sistemit të liberalizimit të vizave duhet të ruhen kriteret e nevojshme. “Po punojmë me autoritetet kosovare në mënyrë që ti ndihmojmë ata të ecin përpara në këtë drejtim dhe ka padyshim një plan për të lehtësuar lëvizjen e lirë edhe të kosovarëve”- tha Malstrom gjatë konferencës për shtyp.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›