E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vizat” Rama letër Barroso‏s: Liberalizimi mos ndikohet nga kriza

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i drejton një letër presidentit të Komisionit Europian Hose Manuel Barroso, në të cilën shprehet mirënjohja e opozitës për rekomandimin e KE për heqjen e regjimit të vizave për shqiptarët.
Në letrën e tij, zoti Rama i këkron presidentit të KE që lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë të mos pengohet nga ngërci politik që ka mbërthyer vendin që pas zgjedhjeve të 28 qershorit.

“Lejomeni t’ ju lutem zoti president që lëvizja e lirë e qytetarëve të mos varet a lidhet në asnjë mënyrë me cfarëdo problemi që Shqipëria sot ka, për shkak të mungesës së transparencës dhe të kushtetueshmërisë në një serë aspektesh të administrimit të punëve të vendit, duke filluar nga vetë parlamenti ku këto mungesa themelore fatkeqësisht hasen rëndom”, theksohet në letrën e kryesocialistit.

Ndër të tjera, Rama thekson se liberalizimi pa kushte i vizave me Shqipërinë do të inkurajoë, sipas tij, edhe në kapërcimin e pengesave të vështira me të cilat po përballet vendi. Kryesocialistit nënvizon përpjekjet dhe mbështetjen e fortë të opozitës për të bërë realitet ëndrrën e shqiptarëve.

“Apelin per heqjen e rregjimit te vizave e per moskushtezimin e kesaj procedure te shumepritur për Shqiperine e kemi bere pa pushim ne Tirane, Bruksel, Strasburg , Prage, Sarajeve, kudo ku kemi gjetur nje hapsire europiane per te thene fjalen tone ne emer te nje populli europian, te shumevuajtur 50 vjet nen nje prej regjimeve komuniste me brutale ne bote. Kemi punuar, ne mes te krizës politike që ka mberthyer vendin, për miratimin konsensual ne Kuvendin e Shqiperise te nje rezolute te 11 marsit 2010, ku kemi inkurajuar Mtucionet shqiptare ne permbushjen e  standardëe te Udherrëfyesit për liberalizimin e vizave“ shkruhet në leter. .
Në fund të letrës Rama vlerëson kontributin e zotit Barroso në mbështetje të Shqipërisë drejt integrimit europian të vendit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›