E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e 6- vjecares Të afërmit: U rrëmbye për trafikim

KUKëS- Të trishtuar dhe të shqetësuar për fatin e vogëlushes së tyre, prindërit e 6 vjecares së humbur përpara 6 ditës mendojnë se vajza është rrëmbyer nga persona të paidentifikuar. Të gjithë shpresat për të gjetur gjurmë në zonën ku vajza është parë për herë të fundit thuajse janë shuar, madje sipas babait të vajzës, Zamir Mata qëllimi i rrëmbimit mund të ketë qenë edhe për trafik organesh.

“Nuk kemi lënë vend pa kërkuar. Pasi ka ardhur kështu puna, mund ta kenë marrë edhe për organe. Mund tju përgjigjem për gjithcka, vetëm vajzën të ma lirojnë.” shprehet babai.
Dëshmitë e vajzave që shoqëronin Bleonën, përfshirë dhe hallën e saj, nuk kanë dhënë ndihmën e duhur për forcat e policisë. Sipas babait të vogëlushes, vajzat kanë dhënë versione të ndryshme.

Mister ka mbetur mënyra se si vajza u zhduk ndërsa policia ka ndërprerë kërkimet që prej ditës së mërkurë. Një telefonatë anonime në drejtim të familjes Mata ka shërbyer si sinjalizim që të con të mendosh për një rrëmbim të mundshëm.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›