Basesku: Njihni si minoritet rumunët; Kosova si Gjeorgjia
Gjatë takimit, dy presidentët kanë diskutuar për një sërë çështjesh, që nga marrëdhëniet ekonomike, e deri tek çështjet politike në rajon.
Gjatë fjalës së tij, presidenti rumun ka kërkuar nga presidenti Topi, që Shqipëria të njoh si minoritet komunitetin rumun në vendin tonë.
“Kemi kërkuar dhënien e statusit të minoritetit të komunitetit arumun në Shqipëri. I kam shpjeguar z.Topi rëndësinë e dhënies së këtij statusi komunitetit arumun, në përputhje me Kushtetutën, ashtu sikurse Rumania ka ndaj minoritetit shqiptar atje. Rumania beson se ky komunitet janë shtetas të besuar të shtetit shqiptar të cilët kanë treguar se e meritojnë këtë vlerësim”, tha Basesku gjatë konferencës për shtyp.
Nga ana e tij, presidenti Topi, është shprehur se komuniteti arumun në vendin tonë gëzon të drejta të plota si të gjithë qytetarët e tjerë të vendit dhe se shteti shqiptarë ka respekt për të gjitha pakicat.
Duke folur për çështjen e Kosovës, presidenti rumun u shpreh se Bukureshti i qëndron vendimit të saj për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Vendimi për të mosnjohjen e Kosovës, nuk vjen nga mosrespektim për kosovarët, por është respekti që kemi për të drejtën ndërkombëtare. Nëse doni të shikoni efektin Kosovë, shikoni efektin Gjeorgji. Dhe këtë e kemi parashtruar për mosnjohjen e Kosovës. Respekti i së drejtës ndërkombëtare për ne është me rëndësi”, tha presidenti Basesku.
Në këtë linjë, presidenti shqiptar, Topi, theksoi se që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka bërë hapa përpara, ndërsa sot, siç theksoi ai, Kosovën e kanë njohur pjesa më e madhe e shteteve të mëdha si dhe të gjitha vendet fqinje, përveç Serbisë. Presidenti shqiptar tha më tej se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj përpara drejt krijimit të një shteti multietnik.
Duke folur për integrimin dhe liberalizimin e vizave, kreu i shtetit rumun, tha se në përfundim të këtij viti, shpresonte që Shqipëria të ketë bërë hapa të nevojshëm që të marrë statusin e vendit kandidat. “Për sa i përket liberalizimit të vizave, kemi inkurajuar autoritetet shqiptare që të ndërmarrin hapa konkret për kriteret, në mënyrë që ky proces të mbyllet në vjeshtën e këtij viti”, u shpreh ai.