E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha - DElia Bashkepunim ne shume fusha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti sot ambasadorin e Italisë në Shqipëri, z. Saba D’Elia. Ambasadori italian e uroi z.Basha për detyrën e Kryebashkiakut dhe i shprehu besimin e plotë, për mbështetjen e qeverisë italiane në punën e tij. Z.D’Elia shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës, në fusha të ndryshme të përbashkëta.


Z.Basha e informoi ambasadorin Italian, lidhur me prioritetet e programit të tij dhe ndau me të pikëpamjet, për përmirësimin e cilësisë së jetës në Tiranë dhe shërbimin ndaj qytetarëve. Kryetari i Bashkisë e falenderoi ambasadorin Italian, për ofrimin e mbështetjes dhe të asistencës për Bashkinë dhe shprehu gadishmërinë, për të thelluar bashkëpunimin me palën italiane, në projekte të urbanistikës, infrastrukturës së lagjeve, ujësjellës-kanalizimeve, gjelbërimit si dhe të investimeve private, në ndërtim, prodhim dhe shërbime.


Basha pret ambasadorin slloven

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Lulzim Basha priti sot, ambasadorin e Sllovenisë në Shqipëri, z. Bojan Bertoncelj. Pasi e uroi për detyrën, ambasadori slloven e siguroi z.Basha, se do të ketë mbështetjen e qeverisë së tij, në detyrën e re.


Z.Basha e njohu ambasadorin slloven, për prioritetet e programit të tij dhe për nevojat e qytetit. Kryebashkiaku Basha shprehu gadishmërinë, për të bashkëpunuar me palën sllovene, kryesisht me shoqërinë civile, në aspektin e ndërgjegjësimit, për çështjet e pastërtisë së qytetit dhe të ambientit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›