Basha Tani eshte koha per veprim premtimet ti zbatojme me programe konkrete
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ftuar në studion e ABC News, në një bisedë ekskluzive ka folur për prioritet e punës të tij në shërbim të qytetarëve. Duke thekuar se prioritet i punës së tij është zgjidhja e problemeve të qytetarëve, njëherësh tha ai do të bëhet gjithçka për të zbatuar ligjet dhe për të mos lejuar asnjë veprim abuziv nga kushto qytetar në kundërshtim me ligjet.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, duke e nisur bisedën me fillimin e punës së tij, tha se ditët e para të punës kanë qenë intensive dhe me shumë përgjegjësi. Duke iu referuar premtimeve të fushatës ai tha : “Premtimet e fushatës bazohen në një program dhe ne po punojmë për hartimin e programeve për çdo sektor. Jam i vendosur të për të bërë premtimet realitet. Bashkia do të jetë vendi ku zgjidhen problemet e qytetarëve”, tha Basha.
Duke ju referuar premtimeve ai tha se prioritet i tij dhe stafit të tij do të jetë gjenerimi i vendeve të punës.
“Parësore do të jenë punësimi, thithja e investimeve të huaja, hartimi i një plani urbanistik për Tiranën, zgjidhja e problemit të hipotekimit, karta e studentit, mbrojtja e konsumatorit, trafiku, këto janë disa nga çështjet kryesore. Tashmë janë ngritur grupet e punës për çështjet kryesore në Bashki”, deklaroi në bisedën në studion e ABC News, Kryebashkiaku, Lulzim Basha.
Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha tha se hartimi i planit urbanistik i Tiranës është i rëndësishëm. “Janë ngritur grupet e punës për shumë nga këto çështje. Plani urbanistik me rëndësi për Tiranën. Puna për planin urbanistik do nisë menjëherë, brenda shtatorit. Një plan-veprimi do përcaktojë etapat e punës. Tirana do të ketë një plan urbanistik.Do të rinisimim me një plan veprim që do të përcaktojë të gjithë etapat. Të gjitha projektet toan do të vihen në zbatim.”, ka deklaruar Kryetari Basha.
Ai një rëndësi të veçantë i kushtoi zgjidhjes së trafikut në Tiranë. “Urgjencë është çlirimi i trafikuar, të cilin do ta zgjidhëm përkohësisht dhe më pas do të punojmë për një plan për zgjidhjen afatgjatë të trafikut të Tiranës, që plotëson nevojat e qytetarëve sot dhe për shumë vite më pas.
Projekti aktual s'i jep zgjidhje trafikut. Duhen marrë vendime të shpejta për trafikun. Më tej një zgjidhje afatgjatë për Sheshin. "Skëndërbej"”, tha Ai.
I pyetur për monatorimun për të pezulluar për një vit lejet e ndërtimit. Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha tha se synimi kryesor është hartimi i planit urbanistik. “Qëllimi i planit urbanistik është të jetë transparent. Plani urbanistik është një plan i munguar. Brenda një viti do të ketë një monitorim për ndërtimet, për të gjetur një plan urbanistik që i shërben tiranësve të sotëm dhe të nesërm.”, tha Basha.
Duke iu referuar buxhetit të Bashkisë Basha tha se arka e Bashkisë ishte pothuajse bosh. “Vetëm 1.5 milionë dollarë ishin në arkën e bashkisë dhe ky buxhet është i pamjaftueshëm. Gjatë dy muajve të fundit niveli i mbledhjes së taksave është pothuajse zero”, tha Basha.
Më tej ai tha se Bashkia do të bëjë reformë fiskale, do të ketë reduktim të taksave e të tarifave.
“Reduktimi do të përfshijë 60 taksa e tarifa. Ndonëse 100 ditët e para, janë ditët e tranzicionit, ne do të punojmë. Unë falenderoj stafin e bashkisë që mbeti në detyrë. Tashmë janë ngritur grupe pune për të gjitha çështjet. Zëri i qytetarit prej kohësh nuk dëgjohej, tashmë ai do të dëgjohet. Nesër në ora 9.00 kam takim me qytetarët”, tha Basha.
Më tej ai foli për ngritjen e zyrës për mbrojtjen e konsumatorit, të cilës e cilësoi me shumë rëndësi. “Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit do të jetë një agjenci që do të mbrojë vetëm internat e qytetarëve.”, tha Basha. Ai tha se në Bashki do të mirëpriten të gjitha idetë dhe propozimet për projekte të ndryshme. “Unë do të vazhdoj të punoj me një dorë të shtrirë për bashkëpunim me të gjithë. Bashkia e Tiranës është e hapur për bashkëpunim. “, tha Kryetari i Bashkisë. Ai shtoi se Bashkia s'është vendi i konfliktit politik dhe ftoi çdo forcë politike të bashkëpunojë
“Në të ardhmen bashkëpunimi ynë i plotë. Beteja jonë nuk do të jetë politike. Bashkia e Tiranës e hapur për bashkëpunim”, tha ai.
Duke iu referuar ndërtimeve pa lejë ai tha se nuk do të tolerohen asnjë prej tyre. “Nuk do të tolerojmë ndërtimet pa leje. I bëj thirrje qytetarëve të mi të distancohen dhe të bashkëpunojnë për të denoncuar ndërtimet pa leje”, tha Basha.
Basha tha se në një kohë të shkurtër do të zgjidhjet edhe problemi i hipotekimit. Brenda një kohe të shkurtër grupi i punës do të paraqesë propozimet për hipotekimin ne do ta kthejmë faqen me një plan urbanistik që do të ndihmojë zhvillimin e qytetit. I pyetur nëse do të mundet që Tiranë të jetë lokomotiva e thithjes së investimeve të huaja , Basha tha se patjetër Tirana do të jetë lokomotivë e thithjes të investimeve dhe se Tirana do të marrë vendin që i takon.
I pyetur për ngjarjen e kryebashkiakut në një qytet Lituani kur ai dëmtoi makinën enjë qytetari, pasi kishte zënë rrugën e biçikletave, Basha tha se nuk ka më shumë rëndësi për një kryebashkiak sesa për ti shërbyer qytetarëve të Tiranës, duke zbatuar ligjin. “Për sa i përket trafikut unë jam i bindur të respektoj ligjin, trafikun e Tiranës do ta zgjidhim me një plan konkret”.