Djegia e teatrit ‘Skampa”, në pranga babë e bir
ELBASAN-Policia e Elbasanit ka gjetur 2 përgjegjësit e zjarrit që ra dje ne një hotel, zjarr që më pas shkrumboi tërësisht teatrin “Skampa” të qytetit.
Mësohet se në pranga janë vënë shtetasi Ali e Gentian Mece, 55 e 36 vjec, babë e bir.
Të dy këta persona dje pasdite po punonin me bombol gazi me traze, gjë që sipas policisë ishte dhe shkaku i shpërthimit të zjarrit.
Nën akuzën e shkatërrimit të pronës me zjarr, babë e bir u shoqëruan në polici.
Zjarri i rënë dje rreth orës 16:00 në hotelin e vjetër “Guri” në Elbasan u përhap në ndërtesën ngjitur që ishte e teatrit ‘Skampa’, duke e djegur tërësisht atë.
Krerë të pushtetit lokal fajësuan zjarrfikëset për ndërhyrjen me vonesë në shuarjen e flakëve të zjarrit.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Elbasan, zjarr në një hotel, digjet plotësisht teatri 'Skampa'