E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wolfarth nga Permeti apel popullsise te regjistrohet

Ambasadori i OSBE-së Eugen Wolfarth ka apeluar nga qyteti i Përmetin për domosdoshmërinë e regjistrimit të popullsisë, ndërsa ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e këtij procesi.

“Qytetarët të marrin pjesë në regjistrim, pasi ai ka vlera për zhvillimin e tyre. Regjistrimi është një proces i rëndësishëm edhe për zhvillimin e vendit”, tha ambasadori gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë së Përmetit.

Ambasadori ka parë nga afër resurset që ofron kjo zone duke i cilësuar si një element i rëndësishëm për zhvillimin e zonës në industri bujqësi e turizëm. Në Përmet ambasadori ka marrë pjesë në inaugurimin e një zyre të rrjetit të shoqatave civile ku OSB kontribuon me investim në aparatura e infastrukturë.

Ndërkohë sot Aleanca Kuq e Zi hodhi akuza të reja mbi shtetin grek në lidhje me ndikimin mbi ligjin e regjistrimit të popullsisë shqiptare mbi baza etnike e fetare.

Kjo lëvizje bën me dije sot se ka vërtetuar akuzat e ngritura edhe më herët, se prapa ligjit për regjistrim qëndron Greqia, madje shton se Parlamenti grek ka kërkuar të ketë edhe përfaqësues gjatë procesit të regjistrimit.

“Athina ka kërkuar 5 herë regjistrim etnik në Shqipëri, ndërsa Parlamenti grek kërkon të ketë vëzhgues gjatë këtij procesi. , me këtë kërkesë Greqia sapo ka filluar pretendimet e saj territoriale në Shqipëri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›