Basha: 21 janari ngjarje tragjike, hetim profesional, jo politik
UASHINGTON- Kryebashkiaku i Tiranës gjatë vizitës së tij në Uashington ka dhënë një intervistë edhe për Zërin e Amerikës, ku ka renditur prioritetet e tij në krye të Bashkisë, por ka komentuar gjithashtu edhe zhvillimet më të fundit politike.
Ai u shpreh se “në 6 muaj qeverisje kemi eliminuar 60 taksa ndaj biznesit. Prioritet i bashkisë mbetet hapja e vendeve të reja të punës. Qytetarët janë përfshirë në vendimmarrjen e qytetit”.
I pyetur për ngjarjet e 21 janarit, Basha e vuri theksin tek përgjegjësia që duhet të marrë politika për ta hetuar në mënyrë të paanshme.
“Çdo njeri duhet të jetë i përgjegjshëm të kufizojë vetveten, është një ngjarje tragjike, ku janë vrarë 4 persona e janë sulmuar institucionet, prandaj të gjitha këto duhet të jenë pjesë e një hetimi të gjithanshëm e profesional. Është e rëndësishme të hetohet sipas parametrave të shtetit ligjor, të mos ndikohet nga politika. Protagonistët politikë të marrin përgjegjësitë e tyre”, tha ai.
Duke folur për interesat e shqiptarëve, Basha tha se ata duan bashkëpunimin që do t’i cojë drejt Europës, ndërsa shtoi se “Në 8 maj qytetarët treguan se janë ngopur me politikën agresive, me akuzat e pabaza, me montazheve e bojkoteve. Ata duan bashkëpunim. Mendoj që rruga europiane do të thotë sjellje europiane e aktorëve politikë”, tha Basha më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)