Vritet në pritë 46-vjeçari,dyshime për hakmarrje
01/02/2012 Pogradec, 46-vjeçari u ekzekutua në makinë. I akuzuar më parë për vrasje me pagesë
POGRADEC- Vritet në pritë Mysteri Verdha 46 vjeç, i akuzuar më parë dhe për vrasje me pagesë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafë Pllocë të rrethit Pogradec ku viktima mësohet se po lëvizte me makinën e tij. Mbi 30 plumba arme janë zbrazur mbi 46-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend. Dyshimet e policisë dhe një nga pistat kryesore është vrasja për hakmarrje.
Vrasja
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje pasdite rreth orës 16:00 në Pogradec, ndërkohë policia bën me dije se viktima është 45-vjeçari, Mysteri Verdha. Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se ekzekutorët i kanë përgatitur pritë viktimës në vendin e quajtur Qafë Plloc, për ta ekzekutuar më pas për vdekje. Grupi hetimor bën me dije se Verdha është ekzekutuar me 32 plumba në automjetin e tij tip benz me targa të Pogradecit 5477 B, nga persona ende të paidentifikuar, ndërkohë që atentati është cilësuar nga blutë e qytetit si “vrasje mafioze”. Viktimës i është gjetur një armë zjarri në dorë tip pistoletë, duke ngjallur dyshime se ka pasur shkëmbim zjarri mes viktimës dhe ekzekutorëve të tij. Policia dyshon paraprakisht se vrasja është kryer nga më shumë se një person, pasi gëzhojat në trupin e viktimës i përkasin armëve të ndryshme, ndërkohë që pista kryesore e hetimit dyshohet të jetë hakmarrja. Rreth dy vite më parë ai ishte arrestuar i akuzuar për një sërë veprash penale, mes të cilave ajo e një vrasjeje me pagesë, ndërsa gjatë operacionit të arrestimit në Leshnicë, Verdha kishte gjuajtur me armë zjarri ndaj forcave të rendit.