Me nënën e vdekur në vendin e parë nga Athina në Fier
01/02/2012 Dy vëllezër transportojnë trupin e nënës si pasagjere për të shmangur procedurat dhe shpenzimet
FIER- Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë në muajt e fundit ka ndodhur në Athinë të Greqisë. Një shqiptar A. K nga një fshat i rrethit të Fierit me banim prej shumë vitesh në shtetin helen ka mundur të udhëtojë nga një lagje e Athinës për në qytetin e Fierit me nënën 75 vjeçe të vdekur në sediljen e pasagjerit të makinës së tij. Pas maskimit perfekt sikur nëna ishte një pasagjere e zakonshme ai ka mundur të kalojë paq dhe pa probleme të dyja pikat e kontrollit doganor dhe atij të policisë si në shtetin fqinj dhe në atë të vendit tonë.
Historia
F. K 40 vjeç e kishte marrë nënën e tij të moshuar për vizitë disa javore në banesën e tij në Greqi. Sapo është kthyer nga puna në arë në shtëpi fieraku A. K. me banim në Athinë ka gjetur nënën e tij, e cila po jepte shpirt për shkak të sëmundjeve të moshës. Më pas janë mbledhur të gjithë të afërmit e tij, si dhe dy vëllezërit, të cilët kanë dashur që nënën e tyre ta dërgonin në spital, por fatmirësisht një infermiere fqinje me ta u ka pohuar se nëna e tyre nuk arrinte e gjallë në spital dhe kjo e fundit është larguar. Një orë më pas nëna ka vdekur duke i lënë në pikëllim dy djemtë dhe të afërmit e tyre në Athinë. Edhe të vdekur djemtë kanë dashur ta dërgojnë në morgun e njërit prej spitaleve të Athinës, por kanë hasur në kundërshtinë e të afërmve të tyre. Njëri prej tyre u ka pohuar se do t’u duheshin të ndiqnin një sërë procedurash ligjore për të transportuar trupin e vdekur të nënës drejt vendlindjes. Përveç kësaj dhe shpenzimet do të ishin shumë të larta, ndërsa trupi do të rrinte së paku 10 ditë në Greqi. Po i njëjti person u dha mendimin djemve se njëri prej tyre që nga ai çast duhet të nisej me nënën e vdekur për në Shqipëri. Sipas tij, nënën ashtu të vdekur, por të veshur do ta hipnin në vendin e parë e të niseshin për në Shqipëri duke e shoqëruar vetë dy vëllezërit. Kjo do të ishte për ta më e mira që do të bënin për momentin, duke i ardhur në radhë në ndihmë të parë vetes dhe të gjithë familjes. E para ishte se do të kursenin një shumë të konsiderueshme lekësh që mundet të shkonin deri në 5 milionë lekë të vjetra, po kështu do të kursenin dhe ditët e qëndrimit dhe të sorollatjes nga njëra zyrë në tjetrën të shtetit helen apo dhe atij shqiptar për të plotësuar dokumentet e nevojshme për sjelljen e të vdekurit pranë familjes në Fier. Në këto kushte pa u ndjerë edhe nga komshinjtë helenë, dy vëllezërit dhe të afërmit përgatitën nënën e veshur dhe munden ta ulnin në vendin e parë të makinës dhe pasi e kanë lidhur me rripin e sigurisë së bashku me vëllain që e shoqëronte u nisën drejt vendit të tyre të lindjes.
Udhëtimi
Për më shumë se 8 orë pa ndaluar rrugës as për të kryer nevojat personale dy vëllezërit e pikëlluar kanë udhëtuar me nënën e tyre të vdekur nga Athina në një nga pikat e kalimit kufitar. Aty njeri prej vëllezërve ka zënë radhën dhe tjetri ka dal nga makina me pasaportat dhe është drejtuar tek pikat e kontrollit dhe marrjes së vulës në pasaportë. Në këtë moment një nga policët e kontrollit të pasagjerëve i është afruar makinës për kontroll, por në moment ka dalë djali tjetër nga makina dhe i ka folur policit që të mos e hapte derën e makinës se ka nënën dhe se ajo po flinte. Në moment polici është afruar dhe ka parë plakën me sy të mbyllur dhe është larguar. Me pasaporta e vulosura djali tjetër ka dal nga pika e kontrollit dhe vulosjes së pasaportave dhe makina ka kaluar traun e kontrollit për të kaluar në pikën e kontrollit policor të vendit të tyre. Të njëjtën procedurë kanë kryer dy djemtë edhe në tjetrën pikë kontrolli, por që polici shqiptar gati sa nuk e ka zbuluar këtë ngjarje sa tragjike po dhe aq delikate dhe konfuze për dy vëllezërit. Polici shqiptar është afruar tek makina duke e parë me vëmendje plakën dhe pas një pauze i foli djalit duke e pyetur se çfarë ka plaka se më duket shumë e verdhë. Më pas polici ka pyetur sërisht se mos plaka është asfiksuar dhe pa mbaruar mirë fjalën polici është nisur për të hapur derën për ta parë. Në moment i frikësuar nga zbulimi i të vërtetës djali i është afruar derës, për ta hapur para policit. Duket se nga lëvizja e ajrit të derës viktima është mënjanuar sikur të qe e gjallë dhe djali që ka hapur derën e ka drejtuar dhe është thyer nga polici duke i thënë: “Është në gjumë, e pe u mënjanua se po dremit dhe se e ka zënë pak makina”. Kaq ka mjaftuar që polici të pohojë me kokë duke thënë, epo mirë dhe është larguar për tek pika ku dhe vendos vulat në pasaportë. Gjithçka ka mbaruar për 2 vëllezërit sapo kanë kaluar doganën, pikën e kontrollit policor në një telefon fiks të qytetit që ishte afër doganës kanë lajmëruar të afërmit në Athinë se kaluan ndaj të gdhirit doganën dhe pikën e kontrollit pa asnjë problem dhe me nënën e “sëmurë”, po iknin drejt shtëpisë. Më pas ata kanë lajmëruar dhe të afërmit e tyre që të hapnin dyert për mort, pasi nëna u vdiq...