E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon për të vjedhur dyqanin, e vrasin dy pronarët me thika

01/02/2012  Ngjarja te tregu “çam”, shoqërohen pronarët

TIRANË- Një 37-vjeçar që tentoi të grabiste dyqanin e rrobave, u masakrua nga pronarët që e goditën për vdekje me thika e sende të forta. Ngjarja u shënua dje pasdite rreth orës 18:20, pranë tregut “çam” te “Rruga e Kavajës”, në kryeqytet. Ndërkaq, burimet e policisë së Tiranës thanë se viktima është identifikuar si Klajdi Sejfullai, 37 vjeç, me banim në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se i riu ka hyrë në një nga dyqanet e tregut “çam” me synim grabitjen, ndërsa 2 prej pronarëve të biznesit, Elson Ruçi e Vilson Lako e kanë pikasur. Mes tyre dhe grabitësit ka pasur një përleshje. Në sherr e sipër, pronarët e kanë qëlluar për vdekje me sende të forta dhe thika. Nga ekspertiza paraprake rezulton se në trupin e viktimës u gjetën plagë në trup dhe kokë. Ndërkaq, policia aktualisht ka shoqëruar 2 pronarët e dyqanit, Ruci e Lako. Viktima është person i njohur nga strukturat e policisë, pasi është arrestuar disa herë të tjera për vepra të ndryshme penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›