E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia fiskale, falen taksat për 41 mijë automjete

Tiranë Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka bërë të ditur se në kuadër të amnistisë fiskale janë falur rreth 4.6 miliardë lekë detyrime të pa paguara nga drejtuesit e automjeteve.
Kreu i Shërbimit të Transportit Rrugor, Arben Pinari gjatë analizës së punës për vitin 2011 deklaroi se pjesa më e madhe e kësaj shume i përket makinave të çregjistruara.

Taksa të falura për mjetet që janë në qarkullim 8058 copë të cilave ju janë falur 15 230 vite me vlerë 331 314 675 lekë. Taksa të faluara për mjete të çrregjistruara përfundimisht apo të dala jashtë përdorimit janë 33 307 mjete, të cilave u janë faluar në total 141 791 vite me vlerë 4 miliardë e 326 milionë lekë. Pra, qytetarët dhe biznesi shqiptar ka përfituar gjithsej nga taksa të faluara 4 miliardë e 657 milionë lekë taksa të faluara që i përkasin 41 365 mjeteve, – u shpreh Pinari.

Gjithashtu ai deklaroi se po punohet që proçedura për rregjistrimin e mjeteve apo pagesa e taksave të ketë një vlerë më të ulët.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Durrës, tatim-taksat aksion për kasat fiskale Durrës- Vijon shmangia nga pajisja me fatura tatimore e klinetëve...
  2. Biznesi: Amnistia fiskale dështoi, nuk i kemi beseqeverisë Tiranë – Ligji për amnistinë fiskale, i cili u trumpetua...
  3. Amnistia fiskale, qeveria shtyn afatin deri në muajin mars Tiranë- Procesi i amnistisë fiskale do të vazhdojë edhe për...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›