Basha: Ambiente sportive ne cdo lagje, lufte betonizimit Luljeta Ndoka
Ambienteve sportive i eshte hapur lufte. Jo vetem qe nuk mbeshteten, por edhe ato pak hapesira te gjelbra qe jane ne sherbim te komunitetit prishen, me qellimin e vetem per te bere ndertime. Nje problematike te tille, e vuri dje ne dukje kandidati per kryebashkiak te Tiranes, Lulzim Basha, gjate aktivitetit "Dita e hapur e sportit". I organizuar Agjencia e Sherbimeve te Sportit, aktiviteti kishte te ftuar te vecante kandidatin Lulzim Basha si dhe nje sere personalitetesh te fushes se sportit. Basha premtoi ndertimin e ambienteve sportive ne cdo lagje te Tiranes. Ideja e dites se hapur eshte qe te perfshije sa me shume qytetare ne nje kombinim mes profesionisteve dhe dashamiresve te sportit. Te rinjte, apo cdokush qe ka interes ne sporte te vecanta, mund te trajnohet ne kete aktivitet nga profesionistet e fushes. Lulzim Basha e vleresoi shume kete nisme, duke thene se bashkia e Tiranes ka ne dore dhe do te jete nje aktor i rendesishem ne stimulimin e sporteve dhe ne krijimin e sa me shume mundesive dhe hapesirave, per te perfshire sa me shume njerez ne aktivitete te tilla. "Me vjen shume mire qe keto ambiente sportive i rikthehen femijeve, por edhe sportit ketu ne Tirane. Sepse, ka kohe qe ambientet sportive jane nen sulm. I sulmon dhe i "kafshon" betoni. Se bashku do te angazhohemi qe te bejme nje kundersulm te fuqishem te sportit ndaj betonit, duke bere ambiente sportive ne cdo lagje te Tiranes, dhe duke i mundesuar cdo femije ne Tirane, qe te jetoje nje jete te shendetshme sportive",-tha Basha. Ata qe kane nevoje me shume per sportin dhe e ardhmja e tij, jane femijet. Ne Tirane eshte bere shume e veshtire per ta qe te kene nje lidhje dhe nje perspektive me sportin. Kjo situate e veshtire eshte nje nga sfidat e Lulzim Bashes dhe prioritet i programit te tij. "Garat duhet te shikohen si nje kontribut per permiresimin e jetes. Une jam i vendosur qe kete gare ta shikoj si nje kontribut per permiresimin e jetes ne Tirane dhe nje aspekt shume i rendesishem per permiresimin e jetes, eshte sporti",-tha Basha. Ne kete aktivitet moren pjese sportiste me ze dhe te suksesshem ne disiplinat e tyre, si Klodiana Shala, Sahit Prizreni, apo Agustin Kola. Si kandidat per kryebashkiak, Lulzim Basha mbetet nje mbeshtetes i forte i sportit ne Tirane, si alternativa me e mire per te rinjte, ne vend te qendrimit ne kafene, rruge apo ambiente te tjera te papershtatshme per ta.
Basha: Jo me pluhur e balte te "Komuna e Parisit"
Kandidati per kryebashkiak ne Tirane, Lulzim Basha ishte dje me banoret e "Komunes se Parisit", aty ku pluhuri eshte i pranishem ne vere, e balta dhe permbytjet, ne dimer. Keto shqetesime, i jane shprehur kandidatit per bashkine e Tiranes Lulzim Basha, i cili i siguroi qytetaret se do te jene ne axhenden e tij si kryebashkiak. Edhe ne kete njesi, femijet kane shprehur shqetesimin per mungesen e kendeve te lojerave, madje kane preferuar qe kerkesat e tyre t'ia japin me shkrim kandidatit per kryetar te bashkise se Tiranes, Lulzim Basha.