Basha: Anetaresimi, duhet te na beje shume krenare
Ministri i Puneve te Jashtem se Shqiperise, Lulezim Basha, i cili ishte i pranishem dje ne Strasburg, deklaroi se kjo eshte nje dite e madhe per Shqiperine dhe shqiptaret. "Shqiperia ne NATO duhet te na beje shume krenare, se pertej simbolikes te te qenit krah per krah vendeve me te suksesshme te planetit, Shqiperia ka permbushur sigurine dhe eshte hapur nje kapitull i ri", shprehu entuziazmin Basha. Nderkohe kreu i diplomacise shqiptare theksoi se roli i Shqiperise ne rajon do te shumefishohet, madje nenvizoi se qeveria eshte e gatshme per te derguar trupa shtese ne Afganistan. Ai e ka konsideruar anetaresimin ne NATO, si kohe kur do te shtohen detyrimet. Nderkaq zyrtari i larte shqiptar nuk ka lene pa permendur faktin se realiteti i ri ne te cilin eshte shtrire vendi, eshte nje prove e qarte e vullnetit per te ecur perpara dhe test i rendesishem per percaktimin e pjekurise se shtreses politike shqiptare.