E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Anetaresimi ne NATO, arritje e madhe

Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi pershendeti dje anetaresimin e Shqiperise ne NATO, duke e cilesuar ate nje arritje te madhe. Ai tha se eshte realizuar nje prej deshirave dhe ambicieve te gjithe popullit shqiptar dhe politikes, anetaresimi ne Aleancen e Veriut. Deklarata e kreut te PSD u be gjate zhvillimit te konferences se kesaj partie, ne kuader te riorganizimit te strukturave per zgjedhjet e pergjithshme ne Njesine numer 2, ne Tirane. "Kontrasti qe ne perjetojme eshte ky, qe jemi i vetmi vend qe edhe ne momentin e anetaresimit ne NATO, vazhdojne te na vihen kushte per integrimin e metejshem ne BE dhe sot pas 13 vjetesh, jane perseri zgjedhjet kusht, per te vazhduar me tej marrjen e statusit te vendit kandidat dhe per te shkuar pastaj, anetar me te drejta te plota", tha Gjinushi. Sipas tij, anetaresimi ne NATO sigurisht qe eshte merite e gjithe shqiptareve. "Ne i pergjigjemi pikerisht shumices, PD, vete atij qe quhet kryeminister, se nuk eshte opozita qe eshte kritike, por eshte komuniteti nderkombetar, jane pikerisht partneret tane nderkombetare, jane pikerisht ato qeveri, ata faktore qe mundesojne kete anetaresim", komentoi deklaratat e mazhorances, lideri i PSD. Ai theksoi se faktor kryesor ne anetaresimin tone ne NATO eshte gjeopolitika; eshte fakti qe vendi yne prej '99 eshte baze reale e NATO-s; qe Shqiperia eshte nje element stabiliteti ne Ballkan. "Shqiptaret shohin qe ndonese ne behemi anetare te NATO-s, me qeverine e Berishes nuk jetojme me mire se 4 vjet me pare; nuk kane me shume liri se sa 4 vjet me pare", perfundoi fjalen e tij, Gjinushi. D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›