E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Vemendje e vecante ne NATO per Shqiperine dhe Kroacine

Kryetarja e grupit parlamentar te Partise Socialiste, Valentina Leskaj, e cila ndodhet ne Strasburg duke ndjekur punimet e Samitit te NATO-s, deklaroi se duke qene qe Shqiperia dhe Kroacia behen anetare te NATO-s per here te pare, ka nje vemendje te larte ndaj delegacioneve te tyre. "Pa dyshim qe per Shqiperine dhe Kroacine ka vemendje, per shkak se keto dy vende behen anetare te NATO-s", tha Leskaj. Nje pritje madheshtore e konsideroi ajo pritjen qe i eshte bere anetareve te NATO-s, diten e djeshme. Sipas saj, jane marra masa te rrepta nga policia franceze edhe per shkak te prezences se Presidentit Obama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›