Gjirokaster, fillon puna ne KZAZ, zgjidhen drejtuesit
Ka nisur normalisht nga puna Komisioni Zonal i Administrimit te Zgjedhjeve per rrethin e Gjirokastres. Pas konstituimit te KZAZ-se se Gjirokastres, e cila perbehet nga shtate anetare dhe zgjedhjes se kryetarit, nenkryetarit dhe sekretarit ka nisur puna per pergatitjen e materialeve per zgjedhjet e 28 qershorit, ne qendrat e votimit ne rrethin e Gjirokastres. Kryetar i KZAZ-se per Gjirokastren eshte zgjedhur Elton Hasani i propozuar nga Partia Socialiste, nenkryetar Paqesor Aliko i propozuar nga Partia Demokratike dhe sekretar Bernard Aliko. Sipas burimeve nga KZAZ-ja, tashme kane mberritur edhe materialet e para si dhe infrastruktura teknike, ne sherbim te punes se KZAZ-se se Gjirokastres. Nderkohe qe tashme pritet qe te pergatitet tere infrastruktura per zgjedhjet, qe ka per detyre sipas Kodit Zgjedhor ky komision, i dhene dhe ne udhezimet e KQZ. Pritet qe ne ditet ne vijim, te filloje ky proces dhe ne qarqet e tjera te vendit. B.Kore