E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiknuri: Deshtimi me kartat, qeveria duhet te largohet

Nensekretari socialist per ceshtjet ligjore, Damian Gjiknuri paralajmeron se nje deshtim i mundshem i qeverise ne pergatitjen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, mund te coje ne kerkesen per largimin e kesaj qeverie. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", Gjiknuri eshte shprehur se nese nje qeveri deshton ne angazhimin me te rendesishem te saj, ate te pergatitjes se zgjedhjeve te lira, ajo e humbet te drejten per te qendruar ne detyre ne kohen e zhvillimit te tyre. Funksionari i larte socialist nuk ka munguar te akuzoje mazhorancen, per deshtimin e procesit te pajisjes se qytetareve shqiptare me karta identiteti, nderkohe qe akuza ka hedhur edhe ne drejtim te kompanise koncensionare, ne lidhje me zbatimin e kontrates per prodhimin e leternjoftimeve. Duke e cilesuar zv/ministrin e Brendshem, Ferdinant Poni si pjese te problemi te zvarritjes se pajisjes me karta identitetit te qytetareve shqiptare, Gjiknuri ka kerkuar edhe njehere qe te funksionoje pajisja e qytetareve me karta falas, pasi ata nuk kane besim te rimbursimi, i cili gjithnje ka pasur probleme ne aplikim. Por, pavaresisht kritikave dhe paralajmerimit per hapat e mundshem qe do te zbardhen ne ditet ne vijim, Gjiknuri eshte shprehur se Kushtetuta, nuk lejon shtyrje te zgjedhjeve.

Si e vleresoni ecurine e procesit te kartave te identitetit?

Procesi i aplikimit dhe shperndarjes se kartave ka hyre ne nje faze kritike, pasi rrezikon te behet pengesa kryesore per mos ushtrimin e se drejtes se votes, per nje numer shtetasish qe nuk kane pasaporte. Pikerisht me kete lidhet edhe shqetesimi yne, pasi ne rrethana te tjera apo kohe te tjera, qe nuk do te lidheshim me votimet e pritshme, asnje nuk do te merrej me te dhe procesi do te merrte kohen e tij. Per arsye te kohes, ritmit te aplikimit, transparences, dhe menyres si po reagon qeveria, ne lidhje me kete proces, ne vleresimin tone procesi, ne vend qe te ofronte stabilitet, po stimulon krize. Situata e krijuar ka ardhur si rezultat i veprimeve dhe mos veprimeve te qeverise, si dhe nga pamundesia e nje pjese te shtetasve per te aplikuar, per arsye kryesisht ekonomike.

Cilat jane disa nga shkeljet e qeverise ne kete drejtim dhe perse eshte vetem faji i saj?

Qeveria ka shkelur cdo afat kontraktor, ne lidhje me ngritjen e sistemit te aplikimit dhe shperndarjes se kartave. Akoma sistemi nuk eshte i shtrire ne te gjithe vendin. Sipas kontrates koncesionare, sistemi i aplikimit duhej te ishte ngritur 4 muaj pas lidhjes se kontrates, ne te gjithe Shqiperine, pra ne 21 nentor 2008, ndersa ne dokumentet e tenderit ky afat ka qene 3 muaj. Prodhimi i pare i kartes se ID, duhej te ishte bere 4.75 muaj nga lidhja e kontrates, pra ne 20 dhjetor 2008, nderkohe qe ky prodhim u realizua vetem ne 10 shkurt 2009. Ne dokumentet e tenderit dhe ne oferte, kane qene te parashikuar mbi 100 stacione te levizshme aplikimi, por deri me sot ato nuk jane perdorur, duke ndikuar direkt mbi situaten. Kjo eshte shkelje e hapur e kushteve te tenderit dhe e ligjit te koncesionit. Qeveria harxhon miliona euro per reklama elektorale, nderkohe nuk ka para per fushaten e sensibilizimit per aplikim. Te gjitha problemet e siperpermendura, kane sjelle situaten e krijuar, per sa i perket vonesave. Shto ketu edhe situaten e veshtire ekonomike, qe ndodhet nje pjese e mire e ketyre shtetasve, e ben procesin edhe me problematik.

Prej disa ditesh jemi njohur me nje projektligj nga Partia Socialiste, per pajisjen e shtetasve pa pasaporte, me leternjoftime falas. Pse mendoni se duhet nje ligj i tille?

Nje ligj i tille duhet pikerisht per te adresuar kete kategori te pamundurish ekonomikisht, ne menyre qe edhe ata te kene mundesine te votojne. Dikujt mund t'i duket edhe si diskriminim, por nje diskriminim i tille pozitiv shteti mund ta aplikoje per nje interes te madh publik, sic eshte e drejta e votes, pse jo edhe nevoja e shtetit per te dokumentuar shtetasit e tij, edhe nese ata jane te varfer. Jo me kot leternjoftimi eshte dokument i detyrueshem me ligj dhe Kodi Zgjedhor, ka autorizuar qeverine te beje nje lloj diskriminimi pozitiv, per efekt te zgjedhjeve.

Ne lidhje me propozimin tuaj, qeveria ka mohuar nevojen e nje ligji te tille, duke argumentuar se procesi vijon rregullisht dhe se shtresat ne nevoje kompensohen. Cili eshte qendrimi juaj?

Qeveria, nga njera ane e shperfill propozimin tone, duke thene se ai do te zhvleresoje kartat, dhe nga ana tjeter ndermerr masa gjysmake, per te adresuar nje problem te tille. Pra qeveria e pranon problemin, por mendon ta zgjidhe me menyren e saj, qe sipas nesh nuk eshte efektive. Pasi nuk i pergjigjet problemit real, ate te mospasjes se te hollave per te blere leternjoftimin. Qeveria ka propozuar rrugen e rimbursimit, por qe pak shqiptare e besojne ate, pasi asnje rimbursim i ofruar ne fusha te tjera, nuk eshte bere realitet. Per me teper, akoma nuk eshte bere publike se me cfare akti dhe ne baze te cfare procedurave, kjo do te realizohet. Gjithashtu per njerezit me ndihme sociale, tarifa e kartes eshte shume e larte. Se fundi, publiku duhet te dije qe vlera e kesaj kontrate eshte rreth 200 milione euro, e cila paguhet me detyrim nga shtetasit shqiptar. Shteti perfiton ne menyre direkt nga kjo kontrate 5% te vleres se kontrates pa TVSH, pra rreth 8 milione euro si dhe TVSH-ne e 3.5 milione pasaportave, pra rreth 30 milione euro, me nje total 38 milione euro. (Te gjitha llogaritjet jane bere me vlera konservatore, pa llogaritur humbjet e pasaportave apo ID ne 5 vjet te kontrates). Propozimi yne nuk i kushton shtetit me shume se 6 milione euro, te cilat mund te vijne nga vlerat e perfituara me larte.

Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni, pak dite me pare ne nje prononcim per mediat deklaroi se propozimi i Partise Socialiste solli edhe uljen e aplikimeve per dy dite. Keni nje koment mbi kete deklarate?

Nuk dua te komentoj deklaratat e zotit Poni, pasi ai eshte pjese e problemit qe ka sjelle kete situate.

Selia roze ne menyre konstante shpreh shqetesimin per ceshtjen e pajisjeve me leternjoftime. Ju thoni qe nuk ka kohe te mjaftueshme per te pajisur shtetasit pa pasaporte me kete mjet identifikimi. Ne rast se me 28 qershor nuk do te jene pajisur te gjithe keto shtetas, cfare hapi do te hedhe PS per zhvillimin e zgjedhjeve?

Mos realizimi i ketij objektivi do te deligjitimoje procesin zgjedhor ne Shqiperi, pasi cenon rende te drejten e votes, te nje pjese te mire te elektoratit. Pergjegjesia per kete bie mbi qeverine, si e vetmja shkaktare e gjendjes se krijuar. PS do te analizoje me kujdes situaten ne kohen e duhur dhe do te mbaje nje qendrim politik ne lidhje me te. Megjithate nje gje ja vlen te thuhet, se nje qeveri e cila deshton ne angazhimin me te rendesishem te saj, ate te pergatitjes se zgjedhjeve te lira, e humbet te drejten per te qendruar ne detyre ne kohen e zhvillimit te tyre. Zgjedhjet e lira jane alfa dhe omega e cdo reforme ne demokraci.

Sa hapesira le Kodi i ri Zgjedhor, per nje shtyrje te mundshme te zgjedhjeve?

Asnje hapesire, pasi kete nuk e lejon Kushtetuta dhe nuk eshte ceshtje Kodi Zgjedhor.

Ne nje deklarate tuajen te diteve me pare, paraqitet disa parregullsi ne koncesionin e leternjoftimeve, por late te hapur se ekzistonin parregullsi te tjera. Per cfare behet fjale konkretisht?

Disa i permenda pak me lart dhe qe kane sjelle pasoja te renda. Ka edhe te tjera, por qe i takon organeve te specializuar per t'i hetuar. Nje gje mund ta them me siguri, qe kjo forme kontraktimi dhe menyra si eshte akorduar, meriton nje hetim te thelle dhe serioz, pasi fsheh probleme serioze.

Bisedoi: Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›