E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Asfalt në fshatra

Gramsh-Ministri i Jashtëm Lulzim Basha ka zhvilluar dje disa takim në fshatrat e Gramshit, ku ka theksuar se sistemimi dhe asfaltimi i të gjitha rrugëve rurale të vendit, do të jetë prioritet i Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në mandatin e dytë qeverisës. Basha tha më tej se, Pasi u arrit të ndërtohej dhe rikonstruktohej infrastruktura kombëtare duke nisur me Rrugën Durrës-Kukës, Lushnje-Fier, Fier-Vlore, Levan-Tepelenë, Tepelenë-Gjirokastër, etj, qytetarët do të nxirren nga balta, pavarësisht se ku jetojnë, si kundër, do të vazhdohet rritja e pensioneve dhe pagave të tyre.

“Të gjitha paratë që qeveria shqiptare do të grumbullojë do të drejtohen fillimisht dhe kryesisht në ndërtimin e infrastrukturës rurale, duke filluar me ndërtimin e akseve kryesore që lidhin komunat me qendrat e tyre, me qytetet dhe akset kombëtare dhe duke përfunduar me lidhjen e çdo fshati me qendrën e komunës me rrugë të asfaltuar”-theksoi ministri i Jashtëm.

Në këtë mandat, tha Basha, ne ia dolëm duke luftuar krimin dhe korrupsionin, i cili ishte kthyer në sistem, të dyfishojmë pensionet e fshatit, pagat e arsimtarëve, infermierëve e mjekëve dhe kjo do të jetë lehtësisht e vërtetueshme kur ata, më 1 maj, do të tërheqin pagat dhe pensionet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›