Lesi: Zgjedhjet e ardhshme do marrim 3 deputetë
Kryetari i LDK-së, Nikoll Lesi, deklaroi se kjo forcë politike shumë shpejt do të jetë pjesë e koalicionit të saj të natyrshëm politik, por kurrsesi tha ai nuk do të jetë shërbëtore apo servile e të madhit në koalicion. Sipas Lesit, atje ku LDK-ja do të rreshtohet do të vijë fitorja në zgjedhjet e 28 qershorit. Lesi theksoi se forca politike që ai përfaqëson pretendon të marrë 3 deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit. Ai vlerësoi lart LDK-në duke theksuar se "ne nuk jemi deputetë që ngremë kartonin me urdhër, siç bëjnë disa deputetë tash sa vite në sallën e Parlamentit". Ne, tha Lesi, do të jemi sërish në Parlament më 28 qershor për të përfaqësuar demokristianët e vërtetë.