E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përhapet gripi i derrit, tashmë rastet e para edhe në Evropë

Frika nga recesioni mund të
tejkalohet vetëm nga ajo e
rrezikut të mundshëm nga
shpërthimi i epidemisë së gripit
të derrit. Madje kjo frikë i ka sjellë
disa tregjeve fi nanciare, sidomos
atij aziatik, një goditje më të
madhe se vetë kriza e fi nancave.
Virusi që ka marrë jetën e mbi
100 personave deri më tani dhe ka
infektuar shumë të tjerë, është raportuar
të ketë kaluar edhe në Evropë,
Izrael, Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, Kanada dhe Zelandën e
Re. Organizata Botërore e Shëndetësisë
e ka cilësuar gripin një
"emergjencë publike me përmasa
të mëdha", që mund të shndërrohet
në një epidemi të vërtetë.
Ekziston frika që një situatë e tillë
mund të shkaktojë veç numrit
të viktimave, edhe një rënie të
ndjeshme të turizmit, frekuentimit
të hoteleve, që të gjitha i shtohen
rënies së ekonomisë globale,
veçanërisht në vendet e përfshira
prej saj. Në takimin e tyre të fundit,
ministrat e Financës nga vende
të ndryshme të botës, gjatë një
mbledhjeje në Uashington, paralajmëruan
për përkeqësimin
e situatës. Në këtë kuadër, ata
bënë thirrje për një përshpejtim
të ndihmave ndaj vendeve të
varfra dhe atyre në zhvillim, për
të parandaluar një katastrofë.
Ndërkohë të gjithë ishin të një
mendjeje se ishte ende herët
që të llogariteshin pasojat ekonomike
të gripit. Numrin më të
madh të vdekjeve e pësuan ata
mbi moshën 65-vjeçare. Dje janë
mbledhur edhe ekspertët e Organizatës
Botërore të Shëndetësisë,
për të diskutuar në lidhje me
kërcënimin e virusit. Bashkimi
Evropian bëri thirrje për një
takim emergjence të ministrave
të Shëndetësisë. Edhe zyrtarët
e BE-së kanë paralajmëruar dje
për një pakësim të fl uturimeve
në zonat ku janë identifikuar
shenjat e para të gripit si Spanja.
Presidenti amerikan, Obama,
tha se rastet e evidentuara në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
janë mjaftueshëm për të përbërë
shqetësim, por jo për të vënë
alarmin. Sipas studimeve më të
fundit të ekspertëve, virusi është
i njëjtë me atë që shkakton gripin
e zakonshëm dimëror te njerëzit,
porse versioni i ri ka pësuar një
mutacion me një virus që zakonisht
prek derrat dhe zogjtë.
Aktualisht nuk ka vaksinë për
një grip të tillë, por rastet më
të rënda dhe më akute mund të
trajtohen me mjekime antivirale.
Organizata Botërore e Shëndetësisë
ka paralajmëruar të gjitha
vendet që të tregohen vigjilente
për shenjat e pacientëve me ftohje
apo pneumoni. Pjesa më e madhe
e atyre që kanë vdekur në Meksikë
kanë qenë të rritur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›