Gratë, a mund ta ndihmojnë botën të dalë nga kriza?
Ado të ishte futur ekonomia
botërore në telashet që
është sot, nëse në krye të
saj, në vendimmarrje, do të kishin
qenë më shumë gra. Kjo është një
pyetje e vështirë për t‘iu përgjigjur,
megjithatë, kriza ekonomike vendosi
në plan të parë atë çka gratë
mund të ofrojnë si lidere për të
riparuar tashmë dënimin e kryer.
"Ne do të donim të mendonim,
se prezenca më e madhe e grave
në qeverisje dhe vendimmarrje,
veçanërisht në botën e fi nancave
dhe atë të biznesit, do të kishte
pasur efekte më pozitive", thotë
Ruth Sealy, zëvendësdrejtoreshë
e Qendrës Ndërkombëtare për
Gratë Lidere të Universitetit të
Cranfieldit. Ajo thotë se kriza
po nxjerr në dritë disa studime
të posaçme, sipas të cilave një
menaxhim miks, pra nga një
skuadër e përbërë nga meshkuj
dhe femra, sjell edhe një rezultat
më të mirë, pasi kështu vendimmarrjet
dhe çdo gjë tjetër është
shumë më e balancuar. Meshkujt,
të cilët për nga natyra janë shumë
ambiciozë dhe shumë të guximshëm,
dhe që sigurisht kanë qenë
me shumicë në krye të bankave,
apo të fondeve private të investimeve,
fajësohen sot për kulturën
e risk-marrjes së tepruar, e cila
çoi edhe në shkatërrimin e fi nancave
botërore. "Një balancë më
e madhe në vendimmarrje do të
kishte dhënë rezultate të tjera".
Kështu shprehet Alice Eagly, profesoreshë
dhe shefe e katedrës
së psikologjisë në Universitetin
Northëestern. Sipas saj, studimet
e fundit psikologjike kanë
dalë në përfundimin se gratë
janë më të matura, krahasuar
me meshkujt kur bëhet fjala për
ndërmarrjen e risqeve ekstreme.
Në fushën e menaxhimit, stili
qeverisës i meshkujve njihet si
"transaksional", që me pak fjalë
është stili i shkopit dhe i karotës.
Kjo lloj mënyre veprimi konsiderohet
tashmë si jashtë mode
dhe aspak produktive në disa
qarqe akademike dhe si një nga
shkaqet që i ka çuar shumë ndërmarrje
në rrënim. Ndërkohë,
stili drejtues i grave është më
social dhe karakterizohet më
shumë nga një marrëdhënie
njerëzore që synon inkurajimin
e punës dhe punëmarrësit dhe jo
goditjen e tij. Disa studime nga
Shkolla Londineze e Ekonomisë
mbështesin faktin se krijimi i
grupeve, apo skuadrave të punës
që kanë në përbërjen e tyre
burra, sikundër edhe gra, përbën
edhe balancën ideale për drejtimin
e punëve dhe është shumë
e mirë në promovimin e njerëzve
dhe ideve të reja. Gratë drejtuese
thonë se përvojën e parë në
menaxhimin e gjërave e kanë nga
menaxhimi i familjeve të tyre.
"Dallimi mes liderëve meshkuj
dhe atyre femra nga këndvështrimi
im është se gratë lidere
kanë më shumë një inteligjencë
emocionale, punojnë shumë
mirë në grup dhe kanë aftësi komunikuese
më të mëdha. Gratë
zakonisht kanë një balancë më të
mirë mes punës dhe jetës jashtë
saj, çka përbën edhe ndryshimin
e madh në mënyrën e të shprehurit
në krahasim me meshkujt të
cilët në vend të "ne", preferojnë që
të thonë "unë". Por është shumë
i vështirë ndryshimi i mënyrave
të sjelljeve, apo stereotipave,
sidomos kur bëhet fjalë për ndryshime
në mënyrën e drejtimit dhe
menaxhimit të financave, apo
korporatave të mëdha brenda të
cilave vjen vetëm era mashkull.
Burrat duket se janë të prerë për
të marrë përsipër përgjegjësi të
mëdha, sepse janë të fortë dhe
dinë të delegojnë problemet që
kanë dhe të zgjidhin ato që u dalin
përpara. "Për shkak se këto cilësi
janë shumë të lidhura me lidershipin
efektiv, perceptimi mund
të jetë që gratë lidere nuk mund
të maten me burrat, pavarësisht
aftësive që mund të kenë", thotë
Josefi ne van Zanten, shefe e një
korporate të fuqishme në lëmin
e manifakturave.
Sipas saj, ka ende shumë për
t‘u bërë në lidhje me futjen e
grave në drejtimin e korporatave
dhe menaxhimin e financave
dhe bizneseve të mëdha. Deri
tani, prej shekujsh, këto vende
kanë qenë të destinuara për
meshkuj perëndimorë, gjithmonë
të bardhë dhe nga një sërë
e caktuar. Megjithatë, disa nga
kompanitë e mëdha ndërkombëtare
kanë bërë përpjekje për
të promovuar diversitetin, si për
sa i përket gjinisë, ashtu edhe
racës. Tashmë, mënyra dhe stili
i vjetër i menaxhimit është vënë
në një pikëpyetje të madhe dhe
se mënyra, apo stile të reja po
dalin në sipërfaqe e po bëhen
më koherente. Në këtë përfshihet
edhe futja e gruas në qeverisje.
botërore në telashet që
është sot, nëse në krye të
saj, në vendimmarrje, do të kishin
qenë më shumë gra. Kjo është një
pyetje e vështirë për t‘iu përgjigjur,
megjithatë, kriza ekonomike vendosi
në plan të parë atë çka gratë
mund të ofrojnë si lidere për të
riparuar tashmë dënimin e kryer.
"Ne do të donim të mendonim,
se prezenca më e madhe e grave
në qeverisje dhe vendimmarrje,
veçanërisht në botën e fi nancave
dhe atë të biznesit, do të kishte
pasur efekte më pozitive", thotë
Ruth Sealy, zëvendësdrejtoreshë
e Qendrës Ndërkombëtare për
Gratë Lidere të Universitetit të
Cranfieldit. Ajo thotë se kriza
po nxjerr në dritë disa studime
të posaçme, sipas të cilave një
menaxhim miks, pra nga një
skuadër e përbërë nga meshkuj
dhe femra, sjell edhe një rezultat
më të mirë, pasi kështu vendimmarrjet
dhe çdo gjë tjetër është
shumë më e balancuar. Meshkujt,
të cilët për nga natyra janë shumë
ambiciozë dhe shumë të guximshëm,
dhe që sigurisht kanë qenë
me shumicë në krye të bankave,
apo të fondeve private të investimeve,
fajësohen sot për kulturën
e risk-marrjes së tepruar, e cila
çoi edhe në shkatërrimin e fi nancave
botërore. "Një balancë më
e madhe në vendimmarrje do të
kishte dhënë rezultate të tjera".
Kështu shprehet Alice Eagly, profesoreshë
dhe shefe e katedrës
së psikologjisë në Universitetin
Northëestern. Sipas saj, studimet
e fundit psikologjike kanë
dalë në përfundimin se gratë
janë më të matura, krahasuar
me meshkujt kur bëhet fjala për
ndërmarrjen e risqeve ekstreme.
Në fushën e menaxhimit, stili
qeverisës i meshkujve njihet si
"transaksional", që me pak fjalë
është stili i shkopit dhe i karotës.
Kjo lloj mënyre veprimi konsiderohet
tashmë si jashtë mode
dhe aspak produktive në disa
qarqe akademike dhe si një nga
shkaqet që i ka çuar shumë ndërmarrje
në rrënim. Ndërkohë,
stili drejtues i grave është më
social dhe karakterizohet më
shumë nga një marrëdhënie
njerëzore që synon inkurajimin
e punës dhe punëmarrësit dhe jo
goditjen e tij. Disa studime nga
Shkolla Londineze e Ekonomisë
mbështesin faktin se krijimi i
grupeve, apo skuadrave të punës
që kanë në përbërjen e tyre
burra, sikundër edhe gra, përbën
edhe balancën ideale për drejtimin
e punëve dhe është shumë
e mirë në promovimin e njerëzve
dhe ideve të reja. Gratë drejtuese
thonë se përvojën e parë në
menaxhimin e gjërave e kanë nga
menaxhimi i familjeve të tyre.
"Dallimi mes liderëve meshkuj
dhe atyre femra nga këndvështrimi
im është se gratë lidere
kanë më shumë një inteligjencë
emocionale, punojnë shumë
mirë në grup dhe kanë aftësi komunikuese
më të mëdha. Gratë
zakonisht kanë një balancë më të
mirë mes punës dhe jetës jashtë
saj, çka përbën edhe ndryshimin
e madh në mënyrën e të shprehurit
në krahasim me meshkujt të
cilët në vend të "ne", preferojnë që
të thonë "unë". Por është shumë
i vështirë ndryshimi i mënyrave
të sjelljeve, apo stereotipave,
sidomos kur bëhet fjalë për ndryshime
në mënyrën e drejtimit dhe
menaxhimit të financave, apo
korporatave të mëdha brenda të
cilave vjen vetëm era mashkull.
Burrat duket se janë të prerë për
të marrë përsipër përgjegjësi të
mëdha, sepse janë të fortë dhe
dinë të delegojnë problemet që
kanë dhe të zgjidhin ato që u dalin
përpara. "Për shkak se këto cilësi
janë shumë të lidhura me lidershipin
efektiv, perceptimi mund
të jetë që gratë lidere nuk mund
të maten me burrat, pavarësisht
aftësive që mund të kenë", thotë
Josefi ne van Zanten, shefe e një
korporate të fuqishme në lëmin
e manifakturave.
Sipas saj, ka ende shumë për
t‘u bërë në lidhje me futjen e
grave në drejtimin e korporatave
dhe menaxhimin e financave
dhe bizneseve të mëdha. Deri
tani, prej shekujsh, këto vende
kanë qenë të destinuara për
meshkuj perëndimorë, gjithmonë
të bardhë dhe nga një sërë
e caktuar. Megjithatë, disa nga
kompanitë e mëdha ndërkombëtare
kanë bërë përpjekje për
të promovuar diversitetin, si për
sa i përket gjinisë, ashtu edhe
racës. Tashmë, mënyra dhe stili
i vjetër i menaxhimit është vënë
në një pikëpyetje të madhe dhe
se mënyra, apo stile të reja po
dalin në sipërfaqe e po bëhen
më koherente. Në këtë përfshihet
edhe futja e gruas në qeverisje.