Meta i le topin Rames: Nuk perfshihemi ne ceshtjen e KQZ
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, kerkoi qe zgjidhja e situates ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve te behet nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Ne nje konference per mediat te dhene se bashku me kryetarin e Aleances Popullore, Artur Dojaka, Meta u shpreh se prania e nje anetari te LSI-se ne KQZ nuk ka qene kusht nga kjo force politike. “Asnjehere nuk ka qene dhe nuk mund te jete per LSI-ne ceshtja e nje anetari te propozuar prej saj si anetar i KQZ, sepse kjo do te thote te shkaterrosh konceptin e pavaresise se ketij institucioni, i cili ka qene i kristalizuar mjaft qarte edhe ne kodin e miratuar me konsensus vitin e fundit midis PD-se dhe PS-se”, - tha Meta. Sipas tij, pergjegjesia per situaten e krijuar ne KQZ eshte vetem e mazhorances, e cila vendosi ne menyre te njeanshme largimin e nje anetari te komisionit. “Aktualisht, kemi nje situate te papranueshme dhe per kete pergjegjesia eshte e drejtperdrejte e mazhorances, e cila dhunoi Kushtetuten, Kodin dhe pavaresine e KQZ-se. Natyrisht qe zgjidhja eshte rivendosja e besimit, rivendosja e konsensusit midis ketyre dy forcave qe kane bere kodin dhe ecja perpara”, - shtoi Meta. Lidhur me reagimin e PBDNJ-se pas zevendesimit te anetareve te saj ne komisionet e niveleve te dyta zgjedhore me anetare te LSI-se, Meta u shpreh se nuk ka asnje mosmarreveshje mes aleateve te koalicionit opozitar. “Besoj se opozita ka qene dhe do te mbetet ne te njejten linje. Asnje perpjekje per te sjelle dhe mbjelle diversion ne radhet e opozites nuk shkon. Opozita ka nje qendrim shume te qarte per KQZ dhe per kete ceshtje jemi ne sintoni te plote edhe me kolegun tone te nderuar z. Dule”, - vijoi Meta. Ai shtoi se ne kete proces “nuk eshte e rendesishme zgjidhja e njeanshme, qofte edhe nga ana e Levizjes Socialiste per Integrim apo te cdo force tjeter politike”. Kreu i LSI-se u eshte pergjigjur edhe pyetjeve te gazetareve per nje ceshtje mjaft te debatuar ditet e fundit ne lidhje me marreveshjen PS-LSI, ku eshte folur per futjen e kandidateve te LSI-se ne lisat e partise me te madhe ne opozite. “Lidhur me ceshtjen e listave, LSI ka listat e saj ne te gjithe vendin. Partia Socialiste dhe te gjitha forcat e tjera politike kane listat e tyre. kjo gje besoj se eshte thene ne menyre te qarte dhe pa ekuivok”, u shpreh kreu i LSI-se.