E Martë, 3 Nëntor 2026

Basha: Bardhi e kuptoi pas 20 Shkurtit ku ishte rruga e elektoratit të djathtë

Gazetarja Anila Basha theksoi në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se Gazment Bardhi pas protestës së 20 shkurtit e kuptoi ku ishte rruga e elektoratit të djathtë.

Sipas Bashës, se pas 20 shkurtit, Gazment Bardhi nuk kishte dilema se kush dominonte në radhët e opozitës.

“Bardhi, pas protestës së 20 shkurtit duke marrë turmën e protestuesve duke u nisur poshtë ballkonit të shpresës së elektorati i djathtë shkon kah kësaj rryme dhe nuk kishte dilema për të. Ndaj themi që nuk është e paqartë për të gjitha palët se kush mund t’i unifikojë ata. Thjesht këta nuk po gjejnë gjuhën e komunikimit për të qenë në unison”, u shpreh Basha.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›