E Martë, 3 Nëntor 2026

Basha: PS është krejt e qetë për zgjedhjet. Kulluri: Aty po shqyhen klanet brenda

Gazetarja Anila Basha u shpreh në emisionin “3D” të Alban Dudushit se pavarësisht krizës që kanë demokratët , socialistët kanë ndezur motorët gati për zgjedhjet e ardhshme.

“Unë mendoj se ndarja në këtë moment është e pashmangshme. Varet kush do të mbaj siglën dhe vulën sepse Sali Berisha nuk e lëshon atë pjesën e vetë se e ka të lidhur me idealet e 91’. Por do të ketë fraksion dhe nuk ka me qetësi brenda demokratëve. Sheret, mllefet dhe inatet kanë mbërritur deri në bazë. Nga ana tjetër Partia Socialiste ka ndezur motorët e fushatës krejt e qetë duke nxjerr dhe të deleguarit, duke pastrua listat”, tha Basha.

Por sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, ka replikuar me gazetaren Anila Basha duke ndërhyrë që situata brenda qeverisë nuk është aq roza sa paraqitet sepse aty ka luftë klanesh me njëri-tjetrin dhe SPAK i ka prishur qetësinë.

“Nuk mbulohet me batuta kjo sepse po shqyhen klanet brenda PS-së.Ata po i turbullon SPAK”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›