E Martë, 3 Nëntor 2026

Neza: Partitë e vogla mund të bashkohen në koalicion me njëra-tjetrën

Analisti Sami Neza ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se partitë e vogla mund të bashkohen në koalicion me njëra-tjetrën. 

“Nëse PS dhe Rithemelimi bien dakord që të mos të ndryshojnë sistemin. Ndoshta ka një mundësi që qoftë partitë që janë në Parlament dhe ato që nuk janë në Parlament të ushtrojnë presion për të rikthyer koalicionet në zgjedhje. Atë që u ndryshua në Kushtetutën e 2020 ta rikthejnë edhe një herë. Nuk do ishte një fitore e plotë e tyre por do të ishte një fitore e pjesshme”, u shpreh Neza.

Sipas tij, partitë e vogla mund të bëjnë koalicion “njëri me tjetrin, pa u afiluar me asnjë prej partive të mëdha edhe nëse ka një ftesë prej tyre, por mund të krijonin një hapësirë për veten e tyre por jo në nivelin që mund të prisnin”

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›