Debat i fortë/ Basha-Kullurit: Çfarë keni bërë ju në Parlament? Kulluri: Këta po luajnë në fushë me baltë

Sekretari i për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike Edvin Kulluri ka debatuar me gazetaren Anila Basha në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH 1 mbi marrëveshjen e fundit midis mazhorancës dhe Rithemelimit.
Duke iu referuar faktit se Rithemelimi ka lëvizur duke ndërmarrë këtë aksion politik, gazetarja Basha dhe moderatori Dudushi i janë drejtuar Kullurit se çfarë ka bërë deri më sot opozita e Bashës, ndërsa ky i fundit iu përgjigj se loja e Berishës është në një fushë me baltë.
Debati në studio:
Anila Basha: Çfarë keni bërë ju në Parlament, që këta kanë bërë gjithë atë rrëmujë?
Edvin Kulluri: Po diskutojmë për çështjen apo do diskutojmë për këtë?
Alban Dudushi: E pranojmë për një moment që Rithemelimi dhe Gazment Bardhi kanë bërë një autogol me këtë marrëveshje…
Edvin Kulluri: Për mua po!
Alban Dudushi: Dakord, e pranojmë, por ama janë duke luajtur në fushë, por ju ku jeni?
Edvin Kulluri: Në cilën fushë?
Alban Dudushi: Në atë fushë…
Edvin Kulluri: Ore është fushë me baltë që nuk ecën topi
Anila Basha: Ky është parlamenti, këto janë institucionet
Edvin Kulluri: Po merrem me thelbin e çështjes, ti më thua kush është çuar nga një karrige…
Sami Neza: Doktori ka shkuar te vendi i vet!
Edvin Kulluri: Po, Doktori ka shkuar te vendi i vet, te Partia Socialiste. Shumë mirë, edhe ai te Edi Rama ka shkuar. Është kthyer në origjinë!
/rtsh.al/