Çipa: Kriza e opozitës është e pazgjidhur

Analisti Aleksandër Çipa ka komentuar marrëveshjen e shumicës me grupimin e Rithemelimit në emisionin “3D” të Alban Dudushit”.
Sipas tij, ajo që ka fituar më shumë në këtë marrëveshje është mazhoranca sepse i jep një mesazh jo vetëm ndërkombëtarëve që ajo di të negociojë me segmente të rëndësishme të opozitës por, dhe që merr flamurin e zgjidhjes së krizës.
“Unë e shoh si një taktik strategjike të dy grupimeve. Së pari të shumicës e cila ka një leverdi politike sepse merr provën dhe në raport me ndërkombëtarët që dialogun me segmente potencialë të opozitës, me strukturën kryesore të saj. Nga ana tjetër të marr flamurin e një krize që u zgjat 5 muaj” u shpreh ai.
Por kriza e përfaqësimit të opozitës nuk është zgjidhur, sipas Çipës.
“Kriza e opozitën është ende pa u zgjidhur, madje ka diversitet dhe më të shtuar sepse ka pakënaqësi mes deputetëve në grupin e Rithemelimit me grupin e Gazment Bardhit është evident dhe artikuluar dhe ditët e fundit”, shtoi ai.
Sakaq analisti Çipa theksoi se,” politikisht nga ana pontenciale, asnjë prej palëve nuk ka shënjuar ndonjë fitore të madhe, veçse është rikonfirmuar nevoja për ta mbajtur në fuqi mbipolaritetin politik në Shqipëri nga të dyja palët kryesore”.
/rtsh.al/