Basha: Bashkia e Tiranës nuk do të përfshihet në konfikte politike

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha deklaroi sot se askush nuk do ta zhvendosë vëmendjen e bashkisë, nga qytetari te konflikti politik. Basha u është përgjigjur akuzave të këshilltarëve të Partisë Socialiste, për mbledhjen e këshillit bashkiak, duke theksuar se nuk do të bëhet pjesë e konfiktit.“Unë nuk bëhem pjesë e akuzave që tentojnë të zhvendosin vëmendjen e bashkisë te lufta politike.
Është fare e kuptueshme. Dikush mund të zgjedhë, këshilltar apo jokëshilltar, mund të kenë shpresa për deputetë, që përpiqet të tërheqë bashkinë e Tiranës në luftë politike. Ne bëjmë punën tonë, këshilli bashkiak ka rregullat e veta, funksionon sipas këtyre rregullave dhe bashkia e Tiranës ka një dhe vetëm një detyrë, të zbatojë ligjshmërinë dhe këtë po bën. Ne si bashki, jemi të përkushtuar të vazhdojmë punën tonë. Këshilli bashkiak merr vendimet e veta”, u shpreh Basha, transmeton Shekulli online.
Këto deklarata kryebashkiaku i bëri gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e një rruge në Tiranë./Indeksonline/