E Shtunë, 31 Tetor 2026

Musharrafit i ndalohet përjetë gara politike

Një gjykatë pakistaneze ia ka ndaluar kandidimin për ndonjë zyrë publike për tërë jetën ish liderit ushtarak Pervez Musharraf.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë të Peshawarit ishte reagim ndaj kërkesës së Musharrafit ne lidhje me kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndërkohë, gjykata kundër terrorizmit në Rawalpindi e urdhëroi arrestin shtëpiak të Musharrafit deri më 14 maj, në lidhje me atentatin ndaj ish kryeministres Benazir Bhutto.

Musharrafi akuzohet për neglizhencë në ruajtjen e Bhuttos.

Musharraf është kthyer në muajin e kaluar nga vetë-ekzili katërvjeçar për të garuar në zgjedhjet parlamentare të Pakistanit që zhvillohen më 11 maj./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›