E Diel, 1 Nëntor 2026

Autori i letrave me ricin në adresë të Obamas, në gjykatë

Njeriu i akuzuar për dërgimin e letrave me ricin në adresë të presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe të zyrtarëve të tjerë amerikanë është paraqitur para gjykatës.

Everett Dutschke është arrestuar të shtunën në jug të Misssissippit. Ai akuzohet për zhvillim dhe posedim të ricinit dhe përpjekje për ta përdorur atë si armë. Dutschke ka mohuar të jetë i përfshirë në letrat me ricin, duke thënë se ka bashkëpunuar me zyrtarët federalë gjatë kërkimeve të tyre.

Ai mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Ricini mund të shkaktojë vdekje te njerëzit që e nuhasin ose e përtypin këtë substancë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›