Lansohet iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën 2013”

U mbajt konferenca lansuese “Ta Pastrojmë Kosovën 2013”. Në konferencë morën pjesë, ekipi qendror dhe të gjithë koordinatorët nga të gjitha komunat e Kosovës si dhe mbështetësit e iniciativës për vitin 2013. Konferencën e përshëndeti me një video mesazh edhe raportuesja e parlamentit Evropian për Kosovën, znj. Ulrike Lunacek.
Gjatë konferencës u prezantua edhe reportazhi e aktiviteteve të realizuara në vitin 2012.
Në konferencë koordinatori i iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, prezantoi aktivitetet të cilat do të realizohen gjatë fushatës si dhe bëri thirrje që të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e aksionit të pastrimit të Kosovës me 24 maj 2013.
Po ashtu edhe mbështetësit të tjerë përmes fjalimeve të tyre u zotuan që do të vazhdojnë përkrahjen deri në pastrimin e të gjitha mbeturinave në Kosovë.
Prezent në konferencë ishin përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Ministria e forcës së sigurisë së Kosovës, ambasadori Norvegjez në Kosovë, përfaqësuesit nga agjensionet e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, OSCE, KQVR, Agjensioni i pyjeve të Kosovës, Bizneset si dhe përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në Kosovë.
Fushata “Ta pastrojmë Kosovën”, që realizohet për herë të dytë në Kosovë, është pjesë e lëvizjes globale për pastrimin e mjedisit “Let’s do it World”.
Nga kjo Konferencë iu bë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen aksionit të pastrimit të Kosovës me 24 maj dhe të vazhdohet çdo ditë të mbahet pastër vendi ynë./Indeksonline/