Basha: Bashkia, jo me peng i konflikteve politike Luljeta Ndoka
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ia dedikon zbatimin e premtimeve, si dhe suksesin, pikerisht mbajtjes se bashkise se Tiranes larg konflikteve politike, por edhe rritjes se energjise dhe besimit te qytetarit se Tirana po ndryshon. Gjate nje interviste dhene mbreme per "Abc News", kryebashkiaku Basha renditi se si paraqitet situata me pretimet e projekteve te tij, por edhe me problemet qe hasen cdo dite. "Me ne fund realizuam nje bashki per qytetaret dhe jo nje njesi politike. Tanime bashkia nuk eshte me instrument i luftes politike", - tha Basha ne intervisten e tij. Megjithate, ai rreket te jete objektiv, duke deklaruar se nuk i mohon ato pune te mira qe jane bere ne mandatin e pare te Rames, por problemi me i madh qe nuk e beri te funksiononte pune e tij, ishte pikerisht mbivendosja e luftes politike. "Qyteti ka shume probleme dhe kerkon energji. Bashkia nuk mund te kete drejtues me kohe te pjesshme. Gjate nje viti, ne krye te Bashkise, une provova se jam drejtues me kohe te plote, sikunder administrata ime", - tha kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Ai tha se rezultatet kane qene te dukshme, qe nga permiresimi i treguesve ekonomike e deri tek zhbllokimi i nje sere projektesh. Sa u perket akuzave te koheve te fundit ne lidhje me rritjen e taksave, Basha theksoi se nuk ka rritje, perkundrazi, jane hequr 60 taksa e tarifa vendore. Por i gjithe keqkuptimi ka ardhur per shkak se eshte luftuar informaliteti, per deklarimin e xhiros vjetore te bizneseve. Ata do te paguajne ne baze te xhiros reale qe kane, ndersa do te marre fund deklarimi i rreme i saj. Nderkaq, kryebashkiaku theksoi edhe njehere se jane punesuar 6091 persona ne nje vit. "Sektori privat, ne me pak se nje vit, punesoi 6091 persona. Nderkohe, nga data 1 gusht e vitit te kaluar e deri me sot jane regjistruar 1200 biznese me shume sesa ne viti paraardhes. Te gjitha keto erdhen nga klima e lehtesuar e biznesit", - tha Basha. Sa u perket akuzave per pushime te padrejta nga puna, Basha konfirmoi edhe nje here se parate e qytetareve do te shpenzohen sa me shume te jete e mundur per qytetaret dhe sa me pak per administraten. "Me vjen keq per ata qe humben vendet e reja te punes per shkak te reformave, por qellimi yne ishte qe te disiplinonim sa me mire parate e qytetareve", - tha kryetari i bashkise. A i perket buxhetit per vitin 2012, kryebashkiaku Basha tha se ai ka dy tregues pozitive: Njeri ka te beje me disiplinimin e te ardhurave qe nuk jane mbledhur, sidomos ne parkim dhe tjetri me performance te rritur te sherbimit te tatim-taksave.