Konflikti sirian, SHBA i frikësohet një masakre në Aleppo
Siri- Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se i frikësohen mundësisë se forcat qeveritare siriane janë duke u përgatitur për të kryer një masakët në qytetin më të populluar të evndit Aleppo.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se vendosja e tankeve, helikopterëve dhe avionëve sugjeron se një sulm i tillë është i pashmangshëm. Zëdhënësja Victoria Nuland tha se kishte një përshkallëzim serioz të konfliktit.
Zonja Nuland tha: ‘Zemrat tona janë me popullin në Aleppo. Dhe përsëri, kjo është një përpjekje e dëshpëruar nga një regjim që është duke shkuar poshtë në përpjekje për të ruajtur kontrollin’.
Por ajo këmbënguli se SHBA-të nuk do të ndërhyjnë përveçse t’i japin ndihmë jo vdekjeprurëse rebelëve të cilët po përpiqen të rrëzojnë qeverinë e Bashar Al-Assad që prej 16 muajsh.
BBC raporton se banorët janë duke lënë qytetin nga frika se sulmi do të rritet. ‘Ne nuk besojmë se duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit shpëtohen jetë’-tha ajo. SHBA ka thënë se po mbështet opozitën siriane me pajisje komunikimi dhe furnizime mjekësore.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon tha se bota duhet të mësojë nga mësimet e nxjerra nga konflikti boshnjak në vitet 1990. Aleppo me 2 milionë banorë është kapitali ekonomik i vendit ku rebelët kanë filluar grumbullimin e municioneve.
Një burim i sigurisë siriane u citua nga AFP të ketë thënë se forcat speciale kishin filluar të arrijnë në skajet e Aleppos, në gadishmëri për një kundër ofensivë të premten ose të shtunën. Të paktën 34 persona humbën jetën në qytet gjatë trazira të së enjtes. Më shumë se 16 mije njerëz kanë humbur jetën në Siri që prej fillimit të protestave por demokracisë në Mars të vitit 2011.
Dorina Bilbili/IDEA/