Konsensus, 127 vota per Konferencen Gjyqesore Rozeta Rapushi
Miratohet me konsensus te gjere projektligji "Per organizimin dhe funksionimin e Konferences Gjyqesore Kombetare". Me 127 vota, deputetet votuan nje prej nismave te rendesishme ligjore, pjese edhe e prioriteteve te Komisionit Europian ne kuader te reformes ne drejtesi. Ashtu sic edhe rane dakord me konsensus ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve, socialistet votuan dje projektligjin qe ne parashikon rregulla te qarta per emerimin e 9 anetareve te KLD-se, qe dalin nga kjo konference, kompetencat e saj, si dhe strukturen, ku ka ndryshime ne Keshillin Ekzekutiv, ndersa kryetar i KGJK-se eshte kryetari i Gjykates se Larte. Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, tha dje se ky ligj, synon te plotesoje detyrimin kushtetues te sanksionuar ne nenin 6 te Kushtetutes, si dhe te plotesoje vakuumin ligjor te krijuar. Ai permendi se Kushtetuta i ka dhene Konferences Gjyqesore Kombetare nje pozite te rendesishme kushtetuese dhe e ka pajisur ate me nje rol percaktues ne funksion te forcimit dhe te mbrojtjes se pavaresise te pushtetit gjyqesor. Ndaj dhe rregullimi me ligj i menyres se organizimit dhe funksionimit te ketij organi, sherben si nje garanci me shume per veteqeverisjen e gjyqesorit dhe respektimin e pavaresise se ketij pushteti. "Roli qe projektligji i ka njohur Konferences Gjyqesore Kombetare ne mbrojtjen dhe promovimin e pavaresise se pushtetit gjyqesor, ne percaktimin e drejtimeve kryesore te veprimtarise se gjykatave, apo ne paraqitjen e rekomandimeve tek autoritetet perkatese shteterore per nje administrim te paanshem dhe efikas te gjykatave te Shqiperise, dhe permiresimin e kuadrit ligjor dhe institucional te pushtetit gjyqesor, do ta shnderroje kete institucion ne forumin qeverises dhe politikeberes te pushtetit gjyqesor", - shtoi Halimi. Projektligji rregullon edhe marredheniet e te zgjedhurve ne KLD me Konferencen Gjyqesore Kombetare, duke parashikuar qe ne mbledhjen e pergjithshme vjetore te KGJK-se anetaret e zgjedhur ne KLD, ne menyre individuale ose kolegjialisht duhet te paraqesin nje raport te hollesishem per perfaqesimin e pushtetit gjyqesor ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Ministri permendi faktin se ishin te shumte skeptiket, nese reformat e premtuara do te realizoheshin, por u gabuan. "Do te isha shume here me i lumtur, nese, se bashku me kete projektligj, do te shqyrtonin dhe miratonim edhe projektligjin per reformimin e Gjykates se Larte. Ndaj, dhe shpresoj qe ne ditet e para te sesionit te ardhshem ne te ulemi serish, se bashku me ekspertet nderkombetare per te diskutuar dhe miratuar edhe ate projektligj", - shtoi ministri.
Artan Zeneli, me 117 vota, anetar i Gjykates se Larte
Artan Zeneli u zgjodh dje perfundimisht anetar i Gjykates se Larte. Kandidati mori mbeshtetje te gjere nga ligjvenesit, duke u miratuar me 117 vota pro, 2 kunder dhe 3 abstenime. Peneli u propozua nga ish-Presidenti i Republikes, Bamir Topi. Ne qershor te vitit 2008, se bashku me kater kandidatura te tjera, mazhoranca e rrezoi dekretin per emerimin e tij ne postin e anetarit te Gjykates se Larte me argumentin se kreu i shtetit ishte konsultuar me pare me parlamentin.