Sulo Gradeci: Në ‘47-ën bisedova konfidencialisht me Enver Hoxhën
Vijon rrëfimi i Sulo Gradecit. Ndërsa në numrin e kaluar Zoti Gradeci hodhi dritë mbi ditët e para të punës së tij në sektorin më delikat të zbulimit të shtetit në vendet në Rumani, sot ai vijon për historitë e panjohura se si dhe kur ka mundur të takonte Enver Hoxhën para se të shkonte në detyrën më specifike të kohës si shef i sigurimit të tij. Çfarë kishte ndodhur që Enver Hoxha në vitin '47, bëri vizitën disa ditore në Berat dhe si ai përfundoi në zyrën e Sulo Gradecit në atë kohë kryetar i degës së brendshme të Beratit. Bisedat konfidenciale që ai ka zhvilluar në ato momente me Gradecin dhe momenti ekzaltues kur ndërsa do të ikte për në Tiranë ai iu drejtua me konfidencë të çuditshme se çfarë problemi mund ta ndihmonte. Befasia e Sulos kur kuptoi se që nga Tirana Enver Hoxha ishte kujtuar për të çuar në vend kërkesën që ky i kishte bërë dhe si vijuan historitë e kontakteve të mëvonshme të tij? Gjithçka lexuesi i gjerë i "Gazetës Shqiptare" do ta mësojë pikërisht në vijim të intervistës së mëposhtme të vetë zotit Gradeci.
(Vijon nga numri i kaluar)
E ndërpremë intervistën e numrit të parë zoti Gradeci, në momentin kur ju i alarmuar për incidentin që ju kishte ndodhur në Bukuresht, u kthyet në Tiranë në mënyrë urgjente dhe tepër të fshehtë, madje pa marrë fare leje. Së fundi u paraqitët në zyrën e zv. ministrit të Brendshëm Vaskë Koleci. Aty mësuat se për incidentin e shkaktuar me Jugosllavin pavarësisht se ishit pa faj kishte dalë urdhri për çmobilizimin tuaj. Pyetja ime në vijim të kësaj interviste është se si vijoi më tej ajo ngjarje e paprecedentë?
Ashtu siç thoni ju është. Ndërsa rrëmbeva materialet që i kisha dorëzuar për gjashtë muaj njeriut të Ambasadës Jugosllave në Bukuresht u riktheva me urgjencë në Tiranë pa pyetur askënd. Pas takimit me Myftar Taren, i cili më ishte sulur për dokumentet që s'kishin mbërritur asnjëherë në Tiranë. Pas këtij sqarimi mësoj precedentin tjetër se qenkësha bërë problem në lidhje me përplasjen me këshilltarin jugosllav. Pas kësaj si sqarova Myftarin së bashku me të shkuam në zyrën e zëvendësministrit Vaskë Koleci, i cili ndër të tjera më komunikoi urdhrin ekstrem që ishte marrë ndaj meje dhe se situatën e kisha shumë kritike. Ishte një situatë e çuditshme. Më thanë që nga Bukureshti ti dërgoja zarfet me zbuluesin jugosllav. Kur ja dhashë atij më thanë ku i ke. Kur ja mora, më thanë që ke shkaktuar incident dhe do përjashtohesh. Me këtë shokim në vetvete dola jashtë zyrës për tu larguar.
Pse prisnit ndëshkim të mëtejshëm pas atij që morët?
Përplasja me përfaqësuesin jugosllav u konsiderua nga qarqet më të larta dhe nga vetë Koçi Xoxe si veprim i pashembullt, kështu që s'kishte si të ndodhte ndryshe. Prandaj edhe Vaskë Koleci më tha se sido që të justifikohesha dhe sado të drejtë të kisha, nuk bëhej asgjë në lidhje me atë që interpretohej zyrtarisht.
Dhe si vijoi?
Në atë moment ndërsa dola nga zyra e zëvendësministrit që më komunikoi vendimin që ju citova, takoj në korridor Mevlan Dervishin. Në atë moment ishte Komandant i forcave të Ministrisë së Brendshme me gradën "Kolonel". Ishte një burrë madhor nga Smokthina. Ishte veteran lufte dhe pune me një eksperiencë të madhe dhe që i dëgjohej shumë fjala për vetë pjekurinë dhe zgjuarsinë që prezantonte. Ishte goxha burrë. Mua ma njihte të tërë aktivitetin e luftës dhe më tej.
Ndërhyri ai?
Ai sa më pa të shqetësuar më pyeti se si ishte puna dhe unë i shpjegova. Ma bënë kështu, kështu i thashë.
- Si kështu - tha ai- pa hajde ta shikojmë këtë punë dhe hymë sërish te Vaska.
Pa menduar madje dhe pa përshëndetur ju drejtua menjëherë Vaskës:
- More Vaskë, po a e njeh ti Sulo Gradecin kush është?
E njoh si s'e njoh, e kam dhe mik - u përgjigj Vaska- por s'kam ç'farë bëj se kjo punë është bërë shqetësim i madh në tërë hierarkinë e lartë. Është shqetësuar ky e ai dhe filloi të përmendte emra konkret, duke filluar nga më të fuqishmit e pushtetit. Por pas kësaj Mevlani u kthye nga unë duke pyetur:
- Më thuaj ti saktësisht se si ka ndodhur ajo ngjarje në të vërtetë? Dua ta dëgjoj nga ty - tha duke mu drejtuar mua.
Pas kësaj ndërhyrje në prezencë të Vaskës unë ja tregova Mevlanit edhe një herë hollësisht gjithçka kishte ndodhur nga ajo ngjarje që tashmë paskësh tronditur Tiranën, kryesisht njerëzit e Koçi Xoxes, duke e konsideruar si një incident diplomatik tepër të rëndë.
Çfarë ju tha Mevlani pas këtij sqarimi?
Para zëvendësministrit ai u shpreh:
- Mirë ja ke bërë, ik me gjithë ta, se e di unë se si lozin dhe çfarë bëjnë të gjithë ata.
- Prit se problemi nuk është kaq i thjeshtë, sepse ka marrë shumë flakë, pasi kanë ndërhyrë fuqishëm pranë autoriteteve tona serbët dhe ky incident është cilësuar si incident i paimagjinuar ndërshtetëror - sqaroi Vaska- për faktin se u provokua deri në kërcënime fizike, madje duke marrë dhe sende të forta përballë një përfaqësuesi të një shteti si Jugosllavia. Kështu që kjo punë është në dorë të vetë Koçi Xoxes dhe Nesti Kerenxhit që kanë marrë vendimin që unë i komunikova Sulos. Dukej që Vaska ishte në presion të madh.
Dhe si u veprua?
Pas kësaj Mevlani tha se do ta merrte, pse të mos e merrte Nesti Kerenxhin dhe aty për aty mori receptorin dhe i ra telefonit.
- Ore shoku Nesti - i tha- si është kjo punë? Ata serbët i kanë stërholluar shumë punët dhe kjo është e kurdisur mirë se u intereson. Sulua nuk ka bërë gjë fare, se po të isha unë do të kisha bërë ndryshe me ta se e meritojnë. Ata duan të mbulojnë mbajtjen e dokumenteve dhe vjedhjen e informacionit prej tyre dhe tashmë sajojnë këto skenarë për të mbuluar skandalet. Ku është problemi këtu? Është e vërtetë që kishin fshehur informacionet që kishte dërguar Sulua? Pse nuk i jepte? Tashmë bënë këtë, por për hatër të këtyre ne humbasim një kuadër të kësaj natyre. Pastaj ne humbasim një shok tonin një ish-luftëtar të sprovuar.
Pas kësaj si dialoguan pak, Kerenxhi urdhëroi Vaskën që të shikonin të më emëronin në një degë të punëve të brendshme të terrenit pra të një rrethi. Kështu, unë shkova kryetar i degës së Beratit.
I degës së brendshme?
Po, i degës së brendshme. Atëherë ndodhi që në Berat erdhi dhe shoku Enver, pasi ishte koha që goditej rryma antiparti dhe projugosllve e Koçi Xoxes. Këtu ishte momenti im më i mirë pasi kam pasur mundësi kontakti personal me të.
E keni takuar personalisht?
Po po, se u caktua të rrinte në zyrën time, pasi Godina e Degës u konsiderua si godina më e përshtatshme për të siguruar ambientet e ndenjes së tij, pasi ai aty do të rrinte disa ditë pasi ishte në kontakte me pushtetin vendor aty. Madje s'kishte edhe shtëpi pritje atëherëë dhe unë duhej të merresha me të gjithë organizimin e pritjes, por më ka nxjerrë faqebardhë Sterio Gjogoreci, i cili në atë kohë punonte në sistemin e shërbimit të udhëheqjes së partisë dhe të shtetit. Ai u mor me të gjitha. Përshtati zyrën dhe siguroi gjithë mbarëvajtjen e punës së tij aty që nga pritjet e përcjelljet, se unë isha shumë i pamësuar dhe shumë i stresuar.
Në Berat më keni thënë se ishte kontakti juaj më i veçantë me Enver Hoxhën. Madje, nga sa kam kuptuar juve i keni bërë shumë përshtypje aq sa mund të mendosh që ka qenë pikërisht ai kontakt që juve jeni evidentuar prej tij? Por meqenëse erdhëm në këtë pikë, ku ju flisni për kontaktet dhe bisedat e para që ju është dhënë rasti të bënit me Enver Hoxhën para se t'ju caktonin përfundimisht në shërbim të tij, unë doja të shmangeshim pak nga momenti i Beratit kur u takuat me Enverin. Këtë e bëj për faktin se jam shumë i interesuar të mësoj se kush kanë qenë kontaktet tuaja me Enver Hoxhën deri në momentet që flasim? Këtë e bëj për të saktësuar edhe lexuesin se nga vjen pikërisht njeriu që më mbrapa do ti besohej vetë jeta e Enver Hoxhës?Pra kush kanë qenë ato kontakte që ju keni pasur më pare?
Shiko, unë ju kam folur edhe në intervistat e tjera se me emrin e Enver Hoxhës pata rastin ta dëgjoja në demonstratën e madhe të 28 nëntorit 1941, ku u trondit jo vetëm sheshi Skënderbej, por edhe fashizmi nga rrënjët. Po atë ditë si u shpërnda demonstrata nuk e di si dhe qysh e mësova se kjo për të qenë i sinqertë nuk më kujtohet, por di saktësisht se thanë që atë demonstratë e kishte organizuar një komunist gjirokastrit i quajtur Enver Hoxha.
Rast tjetër?
Nuk do kalonin veç dy vjet nga ajo demonstratë kur më kishte trokitur për herë të parë emri i tij dhe rasti do ta sillte që do të ndodhesha tamam përballë tij.
Si ndodhi?
Jemi në kohën e luftës. Është viti 1942 kur unë bashkë me moshatarët e mi të fshatit kishim dalë partizanë që me krijimin e çetës plakë të Skraparit dhe kur unë isha vetëm 20 vjeç. Më kujtohet një ditë marsi të vitit 1944 kur ndodheshim në Zaloshnjë. Më njoftojnë se më kërkonte shoku Kahreman Ylli. Nuk vonoi dhe shkova menjëherë. Ishte së bashku me shokun Mane Nishova dhe dy tre të tjerë.
- Do të nisesh në Panarit - më tha - do të shoqërosh një shok.
Pas pak më njohu me një burrë fisnik me tipare malësori. Udhëtuam për në Panarit gjithë natën. Në mëngjes ndodheshim me disa shokë partizanë në një shesh dhe po pushonim duke shkëmbyer biseda të ndryshme. Ndërsa bisedonim për interesin tonë pamë se nga shtëpia dy katëshe që ishte përballë nesh dolën 4-5 burra. Ne sigurisht nuk ua ndanim sytë.
- Komisari - më tha shoku që kisha në krahë.
- I kujt brigade - e pyeta.
- I të gjithëve- ma ktheu ai.
- Si i të gjithëve - këmbëngula unë që nuk po i bija akoma në të.
- Komisari jonë i përgjithshëm. Është komisari i Ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare - sqaroi ai- quhet Enver Hoxha. Është nga Gjirokastra. E mbaj mend që nga liceu i Korçës.
Nuk e di, por mbaj mend se mu kujtua menjëherë emri, megjithëse dy vjet më parë e kisha dëgjuar shumë rastësisht.
Sigurisht tani nuk doja të më shpëtonte kollaj portreti i tij prandaj kërkova saktësime të mëtejshme, duke i pyetur se kush ishte prej tyre komisari i përgjithshëm.
- Ai më i gjatë kush mund të jetë tjetër - sqaroi akoma partizani që kisha në krahë. I bëra sytë katër dhe ndërsa po afroheshin për të kaluar pranë nesh u çuam vetëtimthi në këmbë. Në këtë kohë shoku Enver na tha:
- Uluni uluni, çlodhuni se keni bërë rrugë të gjatë. Nderoi me grusht dhe vijoi rrugën në mes të grupit që kalonte. Fliste plot gjallëri dhe pasion. Ishte trup i mbushur dhe shumë i pashëm.
Le të ndalemi edhe pak te kontaktet që keni pasur me Enver Hoxhën para se të vinte momenti konfidencial i Beratit. Keni pasur rast tjetër?
Pas kësaj do ta takoja shumë më shpejt, madje vetëm një muaj më pas. Ishte koha kur unë ndodhesha në Përmet, ku do të zhvillonte punimet kongresi tashmë i njohur i Përmetit, i cili siç e di është mbledhur në 24 maj të vitit 1944.
Si ndodhi që ju u ndodhët në Përmet?
Atëherë unë kam qenë në Brigadën e shtatë sulmuese, e cila siç ta kam theksuar ishte krijuar në 17 mars të atij viti, pra 1944 në Vlush, disa orë larg Helmësit. Pak para se të mbahej kongresi, ne u sqaruam se në Përmet ato ditë do të zhvillohej një ngjarje e madhe me rëndësi kombëtare për fatet e popullit, të luftës e të së ardhmes së Shqipërisë. Aty, nga data 13-14 maj, pra 1944 një kompani e brigadës VII sulmuese, në të cilën bëja pjesë dhe unë, u nis me shërbim të posaçëm në Përmet. Vetëm aty mësuam saktësisht gjithçka mbi rëndësinë e atij kongresi që do të zhvillohej ato ditë. Por veç të tjerash, na bëri përshtypje se më shumë atmosfera kishte ndryshuar në njerëz kur ishte marrë vesh se pikërisht në atë kongres do të merrte pjesë i gjithë Shtabi i Përgjithshëm dhe vetë Enver Hoxha.
Pra juve ju bënte përshtypje në atë kohë njohja me emrin e tij si emër i fuqishëm në terren?
Patjetër. Duhet të besoni se kur në Përmet u mësua fakti i ardhjes së tij, vetëm atëherë njerëzit e zakonshëm mësuan se çfarë rëndësie kishte ai kongres, të cilin e kemi njohur me emrin "Kongresi i Përmetit". Ishin të gjithë kuriozë të shikonin Enver Hoxhën. Thuhej nga të gjithë, madje nga qytetarët e thjeshtë që duam të shikojmë me sy atë që drejton luftën në të gjithë Shqipërinë. Pra emocionet e njerëzve ishin të jashtëzakonshme. Në datën 23 maj u njoftuan njerëzit të dilnin matanë urës së Përmetit. Kaq mjaftoi dhe nuk mbeti njeri pa dalë. Dhe momenti i pritur me padurim prej shumë ditësh erdhi. Nuk vonoi dhe së largu u duk vargani i mushkave dhe kuajve që vinin drejt nesh. Populli u hap në të dy krahët. Ndërsa afroheshin emocionet na mbytën fytyrën saqë na lotonin sytë. Askush nuk pyeti se kush ishte me të vërtetë Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë.
Ju me se merreshit aty?
Me mbarëvajtjen e të gjithë procesit që ndodhte aty. Ju thashë që ishte gjithë kompania, por mua më ra fati të isha në sallë edhe gjatë punimeve, ku merresha me shumë probleme sigurie dhe mbarëvajtjeje. Për nëntë ditë me radhë sa vazhduan punimet e kongresit unë hyra disa herë në sallën e punimeve në ambientet e tjera ku punonin shokët e udhëheqjes. Aty pashë dhe krijova zili për njerëzit që siguronin shtabin e përgjithshëm të ushtrisë.
Pse?
Se ishte vërtet fat i madh për ta që ishin pranë atyre figurave, të cilat lufta, gjaku, sakrificat, i nxorën në krye të partisë, të popullit e të ushtrisë.
Po personalisht nga afër para se të flisni për rastin kur ishit kryetar i degës së brendshme të Beratit, ku mendoni se mund t'ju ketë pikasur për vetë bisedat konfidenciale që keni pasur mundësi të bëni prej disa ditësh sa Enver Hoxha ndenji në zyrën tuaj?
Do të kalonin disa vjet nga Kongresi i Përmetit për të cilin ju fola me emocion kur pikërisht në vitin 1948 mua do të më jepej rasti të isha delegat i kongresit të parë të partisë. Në një moment, ndërsa diskutonin, dikush dha konsiderata jo shumë të mira për një shok, të cilin unë e njihja nga afër në vitet e luftës dhe isha i bindur se nuk ishte aspak ashtu. Kështu që nuk mund të isha dakord me parafolësin prandaj kërkova leje dhe u ngrita duke thënë: - Shokun e njoh nga afër dhe nuk është ashtu nga sa u tha nga parafolësi. Pas kësaj hezitova një çast për të parë reagimin e fillimit tim. Në këtë çast më foli shoku Enver:
- Po, po, dil këtu përpara dhe fol. Pas kësaj ai më ndoqi me shumë vëmendje gjithë fjalën time gjë që më bëri të ndjehesha shumë i lumtur. Por ajo që do të ishte njohje tamam personale me të, ishte koha që cituat edhe ju dhe që jua preka paksa edhe më lart kur unë në atë kohë shkova Kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të Beratit. Nuk e di, por mendoj se ashtu siç u shprehët dhe siç kemi biseduar edhe para kësaj interviste, në atë kohë në Berat unë jam evidentuar mirë prej tij. Këtë e them se, edhe pasi i ka folur Hysni Kapo dhe kur i janë çuar në zyrë listat e emrave që do të përzgjidhej kryetari i grupit të sigurimit të tij, ai ka pyetur siç do t'jua shpjegoj kur të vijë momenti, duke përmendur pikërisht për mbiemrin tim.
Le të kthehemi sërish në takimin që keni pasur në berat, të cilin e ndërpremë për efekt të kujtesës së këtyre episodeve. Dua të ndalemi pak hollësisht në atë takim, për faktin se ka qenë një moment i jetës suaj, ku ju keni mundësuar një takim disi konfidencial dhe që mendohet se ka pasur ndikim edhe në emërimin tuaj specifik pak kohë më mbrapa. Pra, si vajti pritja dhe takimi me Enverin në Berat?
Ishte koha kur dënohej veprimtaria agjenturore projugosllave e Koçi Xoxes. Atëherë janë zhvilluar aktivet dhe konferenca partie në të gjitha qarqet. Në këtë frymë edhe në Berat po punohej intensivisht për përgatitjen e aktivit. Morëm lajmin se aty do të vinte vetë Enver Hoxha. Merre me mend se çfarë emocionesh krijoi ky lajm. Si do të pritej. Ku do të strehohej. Ç'masa duheshin marrë. Kuptohet ky stres ishte për faktin se kushtet dhe mundësitë ishin shumë të kufizuara. Në kushtet që jetonim duhej bërë vigjilencë dhe kujdes shumë i madh. U vendos që Enver Hoxha të banonte pikërisht në zyrat e degës së punëve të brendshme për faktin se ato ishin më të mirat dhe të mirëmbajturat. Meraku ishte se a ishte i përshtatshëm për punën e sekretarit të përgjithshëm ambienti i këtyre zyrave fare të zakonshme.
Dhe si ja bëtë?
U mundova të merrja masat e mia dhe të bëja rregullat e nevojshme, por të gjitha shkuan fare dëm, sepse shoku Enver hyri fare thjesht dhe na takoi si të ishim njohur personalisht prej kohësh. U ul në tavolinën time të punës pa e vrarë mendjen se mund të kishte tavolinë më të mirë.
Më thatë se para tij për t'ju ndihmuar ka ardhur një Sterjo Gjokoreci që siç më treguat ka qenë pranë shërbimit të udhëheqjes së atëhershme?
E vërtet është. Në fillim ka ardhur Sterjo Gjokoreci, i cili të ta theksoj edhe një herë në atë kohë punonte në sistemin e shërbimit të udhëheqjes së partisë dhe të shtetit. Ai i hodhi një sy dhomës së punës dhe asaj ku do të flinte Enver Hoxha. Pastaj kaloi tek ambientet e tjera. Diku u ndal më tepër dhe kërkoi që kudo të kundërmonte erë gëlqere.
- Shiko - më tha- ti je djalë i ri dhe duhet bërë kujdes edhe për ato gjëra që ty të duken të vogla. Ruaje sa të duash me pushkë ti dhe gjithë populli udhëheqësin, e keqja bëhet papritur dhe pakujtuar atje ku s'ta pret mendja.
Më bëri shumë përshtypje kujdesi i Sterjos, jo vetëm për të gjitha ambientet, por edhe për të gjitha shërbimet që kishin të bënin me Enver Hoxhën. Në kuzhinë, në dhomën e fjetjes etj.
Doja të dija zoti Gradeci kontakti juaj personal ku ishte?
Si kishte punuar gjithë ditën në takime të Komitetit të Partisë dhe të pushtetit në rrethe, Enveri u kthye në zyrë ku e prisja unë si kryetar dege. Na përshëndeti, na përqafoi si të ishim njohur prej kohësh dhe u ul në vendin e tij. Aty më ka pyetur me hollësi për gjithë familjen dhe zonën nga vija. Pastaj priti ti raportoja për punën në degën që drejtoja. I fola qartë dhe saktë mbi ato që kishim bërë. Pastaj ai foli për rolin e sigurimit dhe delikatesa e funksionimit të tij në radhët e popullit.
Sa ka qenë ajo bisedë e parë ta quajmë tuajën me Enver Hoxhën, tek i cili më pas do të punoje për 30 vjet me radhë?
Ajo bisedë ka vazhduar aty te 15-20 minuta pastaj ne e lamë që ai të vazhdonte të punonte. Gjatë kohës që ndenji në Berat, unë e takova disa here, por si i thonë fjalës, që sa herë e takoje asnjëherë nuk ndjeje të ngopur.
Po ndonjë moment të veçantë që mund t'ju linte mbresa në atë kohë keni pasur?
(Qesh). Do t'ju tregoj një detaj që është shumë interesant. Një ditë unë duhej të hyja në zyrën ku kisha kasafortën me dokumente dhe disa të holla që kisha lënë aty. Duhej të merrja të hollat për disa shpenzime që ishin bërë. Atëherë nuk kishim shtëpi pritje dhe as njerëz të ngarkuar me këto punë. Por siç të thashë, në zyrë që duhet të hyja patjetër punonte shoku Enver. I skuqur sa më s'thuhet, trokita në derë dhe kur dëgjova lejen nga brenda e hapa me ngadalë dhe e pashë teksa lexonte mbi tavolinën e punës.
- Ka mundësi të shkoj pak në kasafortë se kam për të marrë disa materiale që i kam lënë aty - i thashë me gjysmë zëri.
- Hajde hyr - tha- mos ki teklif, sa herë të duash se zyra është tuaja.
Unë pas kësaj sigurisht me emocion, hyra dhe shkova te kasaforta. E ndjeja që isha nën vëzhgimin e vëmendshëm të tij. Hapa kasafortën dhe nxora prej saj paratë. Pashë andej e këndej mos gjeja çantën, por s'po e gjeja. Pastaj i futa në xhep. Ai qeshi dhe më tha:
- Merrini, merrini. Duhet të mbaroni punë.
Por nuk iku nga Berati pa më dhënë dhe një ndihmë të drejtpërdrejtë.
Çfarë ndihme?
Kur do të largohej gjeti momentin dhe më pyeti nëse kisha ndonjë nevojë apo ndonjë problem. Të mos hezitoja, por të shprehesha. Unë si hezitova disi, i thashë se në Berat që kishin zbritur shumë Skraparllinj dhe ndërkohë që edhe vendalinj njihja shumë, pasi kisha punuar aty para lufte. Kisha presion të madh nga ndërhyrjet e të njohurve për ndere dhe se ma kishin bërë të vështirë punën e ndershme siç doja ta bëja unë. Ai qeshi dhe më tha se nuk duhej rënë në sentimentalizma mikroborgjeze.
Pra ju kërkonit të transferoheshit?
Po pra, se njihja shumë në Berat dhe nuk mund të punoja i qetë. Dhe për çudi pa kaluar sa 10-15 ditë më vjen telegrami i transferimit. Isha transferuar në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ishte e çuditshme vëmendja e tij e madhe karshi gjërave që merrte përsipër. Megjithëse kishte problem të paimagjinueshëm në rutinën e veprimtarisë së përditshme, ai nuk harroi të kujtohej dhe për shqetësimin që i kisha kërkuar unë në lidhje me transferimin. Ky ishte një sinjal që i isha fiksuar mirë dhe isha në vëmendjen e tij, gjë që nuk gabova në parashikim dhe e kuptova mirë kur ai jo vetëm që vuri gishtin mbi emrin tim në listën e kandidaturave që ju paraqitën që të punonin pranë tij, por pyeti se ku është emri i atij Dalipit, se kështu njihesha nga mbiemri i babait.
(Vijon nesër )
(er.nu/GSH/BalkanWeb)