E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nikolla pret në Kryesinë e Kuvendit gazetarë, operatorë dhe drejtues të medias

Me rastin e festave të fundvitit, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në Kryesinë e Kuvendit gazetarë, operatorë dhe drejtues të medias. Nikolla shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e medias në transmetimin dhe transparencën e veprimtarive parlamentare, duke përballuar edhe vështirësitë e pandemisë, dhe u shpreh se Kuvendi do të vazhdojë të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut, qytetarëve dhe të medias në veprimtarinë e Kuvendit, duke i vlerësuar gazetarët dhe mediat partnerë në shërbimin ndaj publikut dhe qytetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›