E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Bota do dalë më e fortë nga kjo krizë

Share

E kemi lënë pak pas dorë Lulzim Bashën me gjithë këto zhvillime të vrullshme, por nuk na lë ai rehat. E ke në çdo ekran për çdo gjë që bën. Edhe sikur të firmosë një leje shfrytëzimi, aty e ke, kronikë televizive.

Por meqë punë në Tiranë nuk po bën, të paktën të bëjë zhurmë si shefi i tij, Sali Berisha, duke e imituar atë pikë për pikë.

Si fillim, njësoj si Berisha, i duhen ca doza nacionalizmi. Kështu, shkon në Shkup për Sheshin Skënderbej, pastaj në Romë për të kërkuar në shesh Nënë Tereza.

Pastaj nis e flet për krizën botërore, njësoj si shefi i tij. Nuk është hera e parë që bota ndodhet në një moment të vështirë dhe ky mund të jetë momenti për të dalë më të fortë, për të vënë në jetë reformat e nevojshme, thotë ai për gazetën italiane Corriere Della Sera.

Takon homologun italian të Romës, Alemanno, dhe habitet që ai është në merak nga papunësia dhe ekonomia në kryeqytetin italian. I shpjegon se çfarë po bën vetë për të lulëzuar ekonomia në Tiranë.

Ja se çfarë shkruan Corriere Della Sera:

Keni folur me Alemannon? Më tha se ishte i shqetësuar për ekonominë e qytetit dhe për papunësinë – thekson kolegu nga vendi fqinj. Synon që Roma të jetë më konkurruese. -Po të ishit ju në vendin e tij?- Nuk mund të jap këshilla, – devijon si politikan i stërvitur, tre herë ministër, pavarësisht moshës së re, – por i tregova masat e ndërmarra, në pesë muajt e parë të mandatit tim. Kam reduktuar taksat, duke u fokusuar në lehtësimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, sipërmarrjet me mbi 50 punonjës, në 4 vitet e para të aktivitetit të tyre, do të përjashtohen nga pagesa e taksave lokale.

Pastaj, si një burracak që nuk guxon të përballet me mediat direkt, i sulmon ato nga tavolina e një universiteti privat, duke thënë se po mashtrojnë për rritjen e çmimit të biletave urbane në Tiranë. Harron se nuk e kanë thënë gazetarët këtë gjë, por operatorët e linjave urbane.

Në fund, si një shërbëtor qesharak, shfaqet pas Berishës në tavolinat e Rognerit, ku shefi pret Metën për të shfaqur forcën. Dhe del pas tij nga Rogneri me atë buzëqeshjen e shtirur në fytyrë. Si një ushtar pa personalitet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›