E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshime rrënjësore në qeveri në vjeshtë, kthehet Ilir Meta

Share

Qeveria do i nënshtrohet disa ndryshimeve rrënjësore në vjeshtën e këtij viti. Kështu raporton e përditshmja Shqip, duke iu referuar burimeve të saj. Në këtë mënyrë, shkruan e përditshmja, Berisha do paraqitet përpara elektoratit në zgjedhjet e vitit 2013 me një ekip të ri. Sipas gazetës, pritet që në qeveri të kthehet edhe Ilir Meta.

Por ajo që të bën përshtypje është se përse një njeri që qeveris për shtatë vjet me figurat e njëjta, kërkon që të dalë përpara elektoratit me njerëz të rinj. A nuk ka rënë barra e qeverisjes, për mirë e keq tek këta njerëz? Po ashtu e vërteta është se kushdo që të vijë në qeveri, qoftë nga LSI, qoftë nga PD, ai është thjesht një vegël në dorën e kryetarit të partisë, që nuk ka asnjë shans të reflektojë personalitetin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›