E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë pushon padinë për Sali Berishën

Share

Pasi shpalli të pafajshëm pak ditë më parë Ilir Metën, Gjykata e Lartë ka marrë një tjetër vendim në favor të mazhorancës gjatë ditës së sotme. Ajo ka vendosur që të pushojë padinë e deputetit socialist, Dashamir Peza, për kryeministrin Sali Berisha.

Peza kishte bërë padi në Gjykatën e Lartë për shpifje, për një nga fjalimet më të çmendura në parlament nga ana e Berishës.

Zoti Rama, cili është ai burrë, i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e dashit dhe të deshëve dhe e detyron të largohet natën e lemerisur Cili është ai burrë? Zoti Rama ke muaj të tërë që më lakon me diçka që unë e kam krenari shumë të madhe dhe largohet prej teje e lemerisur. Edhe ajo është një zonjë, edhe ajo është një motër edhe ajo është një vajzë shqiptare. Zoti Rama ti që lakon familjen çdo ditë, a mund të më thuash cili është ai burrë që rreh si kafshë te Piazza dhe i mbush hundët e fytyrën me gjak bashkëshortes në prani të personaliteteve shqiptare dhe kosovare. Je ti, sështë askush tjetër. Kjo është e vërteta, është një prej pjesëve të fjalimit të Berishës në parlament, për të cilin u padit nga deputeti Peza dhe bashkëshortja e tij.

Sipas Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, fjalimi i Berishës në parlament nuk përbën vepër penale, pavarësisht akuzave të shumta, të cilat, sipas deputetit Peza janë shpifje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›