Topalli-ODIHR Shumica e kandidateve po bejne nje fushate pozitive
Kryetarja e Kuvendit pritit sot Jonathan Stonestreet, kreu i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR në Shqipëri, për zgjedhjet lokale të 8 Majit.
Ajo vlerësoi punën e këtij misioni dhe angazhimin e rëndësishëm, serioz të vëzhguesve për monitorimin e situatës parazgjedhjedhore dhe të ditës së votimit në Shqipëri.
Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit shprehu bindjen se shumica e kandidatëve po bëjnë një fushatë pozitive; kanë vënë në fokus qytetarët me problemet dhe pritshmëritë e tyre dhe po prezantojnë programe e projekte, që synojnë të ofrojnë zgjidhje.
Nga ana e tyre, qytetarët po dëshmohen shumë më të interesuar për të ndjekur dhe vlerësuar ofertën më të mirë, në interes të tyre.
Një masë e rëndësishme e ndërmarë nga qeveria për këto zgjedhje, ishte vendimi i saj për të ndaluar përdorimin e logjistikës së administratës publike, në funksion të fushatës.
"Unë besoj, - tha kryetarja e Kuvendit, - se qytetarët shqiptarë me votë të lirë do të zgjedhin alternativën që përfaqëson progres dhe zhvillim, për jetën e qytetarit".
Në fund, ajo tha se faktorët kryesorë në zgjedhjet janë partitë, por përsa na takon ne, po bëjmë gjithçka që këto zgjedhje të 8 Majit, të jenë zgjedhjet më të mira, më të ndershme, më të drejta dhe më paqësore.