Basha: Brenda marsit, nisin investimet per bulevardin e ri te Tiranes
Ne muajin mars te ketij viti, pritet te nise puna per bulevardin e ri te Tiranes, sipas projektit te studios arkitekturore britanike “Grimshaw”. Kjo u be e ditur nga Kryebashkiaku Lulzim Basha, gjate nje takimi me drejtues te Institutit Kosovar per Qeverisje Lokale. Ndertimi i bulevardit te ri dhe rehabilitimi i lumit te Tiranes, hap nje mundesi te re per zhvillimin ekonomik dhe nxit punesimin, duke prekur 1/5 e qytetit ne nje prej zonave me te pazhvilluara te kryeqytetit. Ky investim, trefishon hapesirat aktuale te gjelbra dhe krijon nje park tjeter te madh. “Brenda marsit, ne presim qe te nisim investimet per bulevardin e ri, zgjatimin e aksit jug-veri te kryeqytetit, duke filluar nga Stacioni i Trenit deri ne lumin e Tiranes e me pas deri ne kodrat e Paskuqanit, investim i cili do ta beje kete aks, nga 1.8 km qe eshte aktualisht, ne 4.8 km te gjate, nga sheshi “Nene Tereza” apo selia qendrore e Universitetit Politeknik te Tiranes, deri tek permbyllja e ketij aksi, ne kodrat e Paskuqanit. Do te mundesoje futjen brenda qytetit te Tiranes me gjithe potencialin e vet zhvillimor, ambiental dhe rekreativ te lumit te Tiranes, qe i ka dhene emrin qytetit, por qe askush ne kete salle nuk e ka pare”, eshte shprehur kryebashkiaku. Sipas Bashes, ndertimi i bulevardit te ri do te beje te mundur trefishimin e hapesirave aktuale te gjelbra dhe krijimin e nje parku tjeter te madh, pertej parkut te liqenit, ne veri te qytetit te Tiranes. “E gjithe kjo, ne kuader te nje zhvillimi te planifikuar, multidimensional te hapesires urbane apo akoma per t’u urbanizuar te kesaj zone, e cila para 20 vitesh faktikisht ka qene nje toke bujqesore, nderkohe qe sot eshte nje zone qe ka nje popullsi me te madhe se qyteti i dyte me i madh i Shqiperise”, – u shpreh z. Basha. Kreu i Bashkise eshte ndalur edhe tek procesi i decentralizimit. Sipas tij, kur kompetencat jane me prane qytetarit, edhe sherbimi eshte me i mire. Per kete arsye, z. Basha tha se duke nisur nga mbledhja e radhes e Keshillit Bashkiak, nje sere kompetencash do t’i kalojne njesive te qeverisjes vendore te Tiranes. “Une besoj fuqimisht tek decentralizimi dhe tek aftesia per te trajtuar me profesionalizem problemet, kur kompetenca eshte sa me prane qytetarit. Ne rastin konkret, ndonese minibashkite kane 13 vjet qe ekzistojne, kompetenca e tyre e vetme eshte vula e gjendjes civile, nderkohe qe kete vit, duke filluar qe nga mbledhja e Keshillit, te 28 shkurtit, une jam i vendosur t’u transferoj kompetenca per kontrollin e territorit, kontrollin e tregjeve, te stimuloj mbledhjen e takses se prones qe eshte kompetence e tyre dhe t’u ndaj nje grant konkurrues, pak a shume e njejta skeme qe perdor qeveria qendrore me pushtetin vendor”, – theksoi Kryebashkiaku Lulzim Basha. Kreu i Bashkise se Tiranes, i ka njohur te pranishmit me tri prioritetet kryesore, mbi te cilat operon administrata e Bashkise se Tiranes: zhvillimi ekonomik dhe permiresimi i shanseve per punesim real dhe te qendrueshem; permiresimi i cilesise se jetes dhe avancimi i qytetit drejt projektit Tirana moderne evropiane. Kryebashkiaku ka nenvizuar kontaktin me qytetarin, si nje instrument te domosdoshem. Basha gjithashtu ka bere te ditur se sot Tirana, pas 23 vitesh ka planin e saj urbanistik, i miratuar nga Keshilli Bashkiak dhe qe brenda ketij muaji, pritet te marre edhe aprovimin e Keshillit Kombetar te Territorit.