Arta Dobroshi, rremben trofeun “Shooting Stars” ne Berlinale
Talentet shqiptare ne kinematografi, vitet e fundit kane marre vleresimet maksimale ne Festivalin Nderkombetar te Filmit “Berlinale”. Mjafton te kujtojme ne 2011, ku aktori Nik Xhelilaj, u vleresua si talenti me i mire evropian ne kinematografi. Pas tij, ishte aktorja Arta Dobroshi, e cila ka rrembyer trofeun “Shooting Stars” per aktoret e rinj me te mire ne Evrope, qe e jep “European Film Promotion”. Gjate ceremonise se mbajtur ne Berlin, ne Festivalin Nderkombetar te Filmit “Berlinale”, aktorja kosovare Arta Dobroshi ka terhequr vemendjen e mediave, si nje nder aktoret me premtuese te kinemase evropiane. Aktorja Arta Dobroshi, ka qene e vetmja prej 10 aktoreve te saj evropiane, per te cilet jane shkruar dy sqarime, ne ceremonine e ndarjes se cmimeve per aktoret e rinj me te mire ne Evrope, qe eshte mbajtur te henen ne mbremje, ne kuader te “Berlinales”. Nderkohe, nente koleget e saj nga Italia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Rumania, Sllovenia, Suedia dhe Zvicra, jane prezantuar vetem me emrin e shtetit te tyre, shteti i Dobroshit eshte prezantuar me fusnote, fryt i marreveshjes se dialogut Kosove-Serbi per prezantim nderkombetar te shtetit me te ri ne Evrope. Arta, pervec qe fitoi vemendje me suksesin, ishte edhe veshja e saj, qe terhoqi mjaft vemendjen e mediave te pranishme ne tapetin e kuq. E veshur me nje fustan te zi, te punuar nga kreatorja Krenare Rugova, ajo shkelqeu ne parakalimin ne tapetin e kuq dhe ne ndarjen e cmimit. Pervec qe ngriti cmimin “Shooting Stars”, Arta u vleresua pozitivisht nga juria e cmimit, per rolin e saj ne filmin “Tri botet”.
Filmi “Tri botet”
“Ne filmin “Tri botet” aktorja tregon pasuri, ngrohtesi dhe humanitet. Ndjeshmeria dhe zgjuarsia e saj, zapton ekranin e madh qe ne minuten e pare qe ajo duket. Nje performance e pakalueshme”, ka thene regjisorja Jasmina Zhbaniq, teksa ka prezantuar aktoren kosovare. Ky gjithashtu ka qene edhe arsyetimi i jurise, mbi te cilin jane bazuar, kur kane zgjedhur Dobroshin ne listen e aktoreve te reja me te mira ne Evrope. Perpara se te nise ceremonia e dhenies se cmimeve, eshte prezantuar edhe filmi “Before Midnight”, nen regji te Richard Linklater. Yjet e filmit Ethan Hawke dhe Julie Delpy, kane qene ata qe kane ecur neper qilimin e kuq. Por, jo vetem. Te dy keta aktore, jane perzgjedhur qe te dorezojne cmimet kolegeve te tyre, te cilet kane fituar “Shooting Star 2013”. Pervec Arta Dobroshit, aktoret me te mire te rinj te Evropes per vitin 2013, jane edhe Mikel Boe Folksgaard nga Danimarka, Laura Birn nga Finlanda, Christa Theret nga Franca, Saskia Rosendahl nga Gjermania, Luca Marinelli nga Italia, Ada Condeescu nga Rumania, Jure Henigman nga Sllovenia, Nermina Lukac nga Suedia dhe Carla Juri nga Zvicra.
Karriera artistike
Bazuar ne pershkrimin e profilit te Dobroshit, ne sajtin e EFP-se, ajo ka rene ne qender te vemendjes nderkombetare me rolin e saj ne filmin “Heshtja e Lornes”, te vellezerve Dardenne, premiera e te cilit u dha ne Cannes ne vitin 2008 dhe ajo fitoi nje nominim ne kategorine per aktoren me te mire ne “European Film Awards”. Ajo filloi bashkepunimin me Daniel Mulloy ne filmin e shkurter “Baby”, per te vazhduar me te tjere filma. Performanca e saj ne filmin e Catherine Corsini, “Three Worlds”, i ka dhene asaj cmimin per aktoren me te mire, “The Barbara Tiplle” tek “Women’s International Film and Television Showcase” ne Los Angeles. Per cmimin “Shooting Stars”, Arta eshte vleresuar edhe per rolet e saj ne filmat “Later Bloomers”, nje kooproduksion mes Frances, Belgjikes dhe Britanise, i prodhuar ne vitin 2010, nen regji te Julie Gavras. Perpos kesaj juria e ka vleresuar edhe per rolet e saj ne filmin “Baby” nen regji te Daniel Mulloy, “Trishtimi i zonjes Schneider” dhe per rolin e saj ne filmin e vitit 2005 nen regji te Kujtim Cashkut, “Syri magjik”. Aktorja kosovare, po ashtu eshte e nominuar edhe per cmimin prestigjioz “Cesar Award”. Ceremonia do te mbahet ne fund te muajit.