E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Brenda muajit komiteti për xhaminë e re

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha të dielën gjatë një takimi të zhvilluar në Komunitetin Musliman me rastin e festës së Kurban Bajramit. Gjatë bisedës, Basha shprehu vendosmërinë e tij për të nisur sa më parë punën për ndërtimin e xhamisë se re. 

Në këtë kuadër zoti Basha tha se në  mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak do të ngrihet komisioni i cili do te merret me të gjitha modalitet që i hapin rrugë ndërtimit të  xhamisë së qytetit,  xhami e munguar prej vitesh.

“Ne veçanti besimtarëve të Tiranës dua t’u jap lajmin se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, ne do të miratojmë komisionin për xhaminë e qytetit, ku do të përfshijmë përfaqësues të Komunitetit Musliman, besimtarë të Tiranës, përfaqësues të të gjitha institucioneve, një grup gjithëpërfshirës. Të gjithë se bashku do të nisim punën e madhe dhe të mirë për t’i dhënë komunitetit të besimtarëve të Tiranës, xhaminë e munguar prej kohësh. Edhe njëherë gëzuar për shumë vjet”, tha kryebashkiaku Basha. /Start/

                                                                                             2011-11-07 08:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›