Basha: Bulevardi i ri, brenda vitit 2015
Kryebashkiaku flet per here te pare me detaje, mbi projektet qe marrin jete ne kryeqytet. Flet per bulevardin dhe lumin e Tiranes, pohon se projektet parashikojne linjen e tramit, nga terminali tek sheshi "Nene Tereza". Tregon kostot per keto investime masive dhe kur do te jene te prekshme per qytetaret
Blendi Fevziu
Bulevardi i Tiranes, nga "Stacioni i Trenit" deri te Lumi i Tiranes, do te jete gati brenda 3 vjetesh. Projekti qe do te zbatohet, do te vendoset ne varesi te pergjigjeve te pyetjeve te eksperteve dhe qytetareve, ndersa kostoja e zgjatimit te Bulevardit do te jete rreth 40 milione euro. Keto kane qene disa nga te dhenat e publikuara dje nga kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, i ftuar ne emisionin "Opinion" te Blendi Fevziut ne "TV Klan". Gjate intervistes, kryebashkiaku ka pohuar se disa korporata britanike, amerikane, italiane dhe gjermane kane shprehur interesimin e tyre per ndertimin e stacionit multimodal. Gjithashtu, Basha ka pohuar se rehabilitimi i Lumit te Tiranes dhe ndertimi i Unazes se madhe nga ura e Kamzes tek ura e Brarit, do te behet paralelisht. "Ky eshte projekt frymemarrjeje per qytetin dhe jo projekt betonizimi", - ka theksuar Basha gjate intervistes se tij ne emisionin "Opinion".
Duket se do te jene keto dy modele qe do te vijojne me tej garen. Pese projektet qe jane skualifikuar do te perfundojne ne nje salle te mbyllur apo do te prishen fare, apo pjese te caktuara te tyre mund te implementohen ne planin rregullues te Tiranes?
Avantazhi i dy finalisteve eshte qe projekti fitues mund te kapitalizoje zgjidhje te dhena pergjate ketij konkursi. Edhe qytete te tjera te Europes, edhe studio te tjera arkitekturore do te mund te kapitalizojne nga ky konkurs per zgjidhje te vecanta, zgjidhje, fjala vjen, fragmentare, nderseksionit midis nje lumi dhe nje bulevardi, te nderseksioneve te infrastruktures, kembesore me ate rrugore, motorike, te infrastruktures se tramit, me infrastrukturen e gjelber, pra e mira e ketij konkursi eshte qe duke angazhuar per nje projekt konkret, per rrethana konkrete topografike, nje numer te madh firmash (7 studio arkitekturore), ne te njejten kohe krijon edhe nje volum zgjidhjesh, nje volum praktike, ate qe ne juristet do ta quajme jurisprudence, nje volum zgjidhjesh, te cilat pa dyshim frymezojne dhe mund te perdoren per zgjidhje. Nga keto dy studio fituese do te perzgjidhet njera, e cila do te marre pastaj detajimin e projektit. Para se kjo perzgjedhje te ndodhe, dy studiove u duhet t'u pergjigjen nje sere pyetjesh, te cilat ne masen me te madhe jane pyetje specifike per secilin projekt, pasi projektet, ndonese kane karakteristika te peraferta, jane projekte te ndryshme. Keto pyetje do te jene te autorizuara apo te drejtuara nga porositesi qe eshte Bashkia e Tiranes, por korpusi i ketyre pyetjeve perfshin ceshtje qe u ngriten gjate diskutimit te jurise, pyetje te qytetareve, pyetjet e grupit strategjik, i cili po merret me planin urbanistik te Tiranes, grupit teknik dhe disa grupeve te interesit, arkitekteve urbanisteve, ndertuesve, shoqatave ambientaliste, grupeve te tjera te shoqerise civile dhe natyrisht pyetje qe vijne prej korridoreve te lira te nje shoqerie te lire (media apo te tjera institucione).
Sa kushton ky projekt per zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit te Tiranes?
Ne kriteret qe juria mori parasysh eshte edhe kriteri i fizibilitetit te zbatimit qe do te thote "mundesia per ta ekzekutuar kete dhe eficienca e projekteve. Ky kriter vleresimi eshte i rendesishem per qytetaret, kjo do te thote se juria pati nje vemendje te vecante, nese projektet jane te zbatueshme jo vetem ne kuptimin teknik, por edhe ne kuptimin e eficciences ekonomike dhe sasise se parave qe keto projekte do te kerkojne per t'u zhvilluar. Projektet kane dy elemente, kane elementin publik dhe ate privat. Per qytetaret ka shume rendesi te kuptojne se katalizatori, nxitesi i zhvillimit ketu, sikunder ne Shqiperi ne shtate vitet e fundit te pakten eshte infrastruktura publike, sigurisht pasi thith biznesin privat. Kudo ne Shqiperi ku jane ndertuar rruge apo permiresuar arterie ekzistuese ka nje zhvillim ekonomik. Nuk do te isha kaq cinik per vendin tone. Nuk ka njeri besoj qe enderron se 20 vitet e kaluara jane nje realitet me i mire se ky i sotmi. Sigurisht ka problemet e veta, por Shqiperia eshte ne rrugen e tranzicionit.
Sa leke ka ne xhepin e brendshem Bashkia e Tiranes per te shpenzuar per bulevardin dhe lumin e Tiranes?
Detyra e projektimit u ka dhene arkitekteve nje ide se brenda cilit marzh duhet te operojne. Ne u kemi dhene nje marzh veprimi, i cili nuk do te tejkalonte nje shume prej 30 deri 40 milione eurosh vetem per arterien e bulevardit bashke me tranzicionin e lumit te Tiranes, pra kalimin, kryqezimin, pjesen e bulevardit nga "Stacioni i Trenit" deri ne bregun verior te lumit te Tiranes...
Jo deri ne Paskuqan...?
Jo deri ne Paskuqan!
Po rehabilitimi i lumit te Tiranes?
Lumi ka nje fature qe ndahet ne dy pjese, faturen e infrastruktures, pra te Unazes qe projektohet ne dy anet, e cila me projeksionet e inxhiniereve te transportit parashikohet, sikunder edhe pjese te tjera te Unazes qe po ndertohen sot ne Tirane, te jete diku tek 70 apo 80 milione euro, per 6.7 km...
Po gjelberimi dhe sistemimi...?
Basha: Kjo besoj varet nga zgjidhja qe do t'i japim ne lumit. Do te kemi nje lum, i cili ne teresi do te ruaje tiparet e veta natyrore, te nje lumi do te thosha me pjerresi jo te vogel per nje qytet, 1% eshte pjerresia e lumit te Tiranes, nje lum qe ne periudhen e shirave ka nje rrjedhe te forte apo do ta zmadhojme shtratin e lumit, duke bere te mundur pasqyra te ndryshme ujore, te cilat pastaj do te sherbejne per aktivitete rikrijuese dhe ne varesi te ketyre zgjidhjeve varet edhe fatura...
Projekti eshte interesant, por a eshte i realizueshem? Trami, Unaza e Madhe, Bulevardi i ri, zona rekreative e Lumit te Tiranes, shkon ne nje fature financiare qe kalon miliardin euro besoj dhe kjo bashki nuk eshte ajo e New York-ut?
E kalon miliardin, por te jeni te sigurte qe vlera e ndertimeve ne kete zone kalon dhjetera miliarde. Parate qe shqiptaret kane harxhuar ne kete zhvillim, jane dhjetera miliarde euro.
Por keto para nuk ua japin qytetaret qe te beni tramin?
Por nuk kushton 10 miliarde euro trami dhe nuk behet fjale qe Bashkine e Tiranes ta marrim si pronar apo si zhvillues, apo si agjent i pronave te patundshme te pronave anembane bulevardit, por behet fjale per nxitjen e proceseve qe cojne drejt urbanizimit, permiresimit te cilesise se jetes, te trafikut, ajrit, shtimit te hapesirave te blerta, te hapesirave sociale, shkollave, kopshteve, cerdheve dhe ridifinimin e plote te hapesirave qytetare te te gjithe ketij aksi dhe Lumit te Tiranes duke i dhene akses jo vetem banoreve, por gjithe qytetareve te Tiranes. Pra, kete ben Bashkia, kudo qe eshte ndertuar infrastrukture ne kete vend ka pasur nxitje per biznesin dhe natyrisht qe duhet te jemi kritike per menyren se si jane bere keto zhvillime, por s'mund te themi kurre qe infrastruktura e ndertimit nuk kane qene katalizatore te zhvillimit. Ne do te zhvillojme infrastrukturen, dhe do te disiplinojme investimet private per t'iu pershtatur sa me mire ketij aksi.
Sa eshte buxheti vjetor i Bashkise se Tiranes, z. Basha?
C'lidhje ka kjo me projektin?! Eshte 70 milione euro kete vit.
Nderkohe, vetem bulevardi ju kerkon 40 milione. Nuk do te beje gje tjeter Bashkia, vetem bulevardin?
Ju po prezumoni qe parate do te dalin nga buxheti i ketij viti i Bashkise se Tiranes. Nderkohe, po them qe ne keto 7 muaj, ne krye te Bashkise me keni pare te leviz dhe te jem jashte qytetit te Tiranes, dhe behen shaka se po vijoj punen time te dikurshme si minister i Jashtem, nje gjysme shakaje me gjysme te vertete, sepse une kam zhvilluar kontaktet e mia si ish-minister i Jashtem dhe ne sot jemi ne nje faze shume te avancuar te negociatave per te financuar bulevardin dhe lumin e Tiranes. Financim do te thote ne kuader te Bulevardit i mundshem ne kuadrin aktual financiar pa garanci sovrane, jo i llogaritur ne borxhin e pergjithshem shqiptar.
Kush po ua jep keto?
Ne po negociojme me disa fonde zhvillimi, me vende te tilla si Katari, me Dohen sapo beme nje marreveshje binjakezimi, me fondin e zhvillimit te Abu Dabit, me te cilin po diskutohet dhe do te vije muajin tjeter per projektin e lumit te Tiranes, natyrisht edhe Kuvajti, i cili ka nisur nje partneritet me Bashkine e Tiranes me grantin e Emirit, i cili u perdor pjeserisht per qendren e Tiranes, dhe nje pjese te te cilit do ta orientojme drejt bulevardit.
Ju keni thene se rreth 5 milione dollare te mbetura nga ky grand mund te hidhen ne bulevardin e ri?
Eshte me pak se aq. Me po negociojme me fondin e Kuvajtit, i cili administron grantin e Emirit, per te ridrejtuar nje pjese te ketyre fondeve tek fillimi i bulevardit te ri. Nderkohe, po negociojme te pakten me dy fonde te tjera sovrane mundesine e nje investimi me kushte shume lehtesuese per bulevardin. Kredi apo grande mbetet pjese e negociatave. Keto nuk jane levizje ne eter. Nuk eshte se dikush thote qe "Tiranen e kemi xhan dhe t'i japim 40 milione euro". Ajo qe shikon per sfide per mua eshte mundesi. Jo vetem bulevardi ka mundesi te thithe financime, por edhe zhvillimi perreth tij ka ngritur interesin e investitoreve per investime, si ne ndonje hotel te ri, hapesire te re rekreative, multifunksionale. Pra, investitore private apo ndonje fond zhvillimi jane te interesuara ne Bashkine e Tiranes, jo vetem per ta financuar bulevardin, por te marrin pjese ne keto skema zhvillimi qe ne sot kemi mundesi t'ua paraqesim si skema serioze investimi.
Fevziu: Ku eshte prezenca e qeverisjes qendrore ne kete projekt?
Prezenca e qeverisjes qendrore per fat te mire nuk eshte vetem nje prezence granti, por merr persiper ne bashkepunim me Bashkine per avancimin e puneve. Konkretisht, se shpejti, me finalizimin e nje prej segmenteve te Unazes se Madhe qe ndodhet brenda territorit te Bashkise se Tiranes.
Nje projekt qe iu mohua paraardhesit tuaj qe ishte e lideri i opozites?
Nuk e di te jete keshtu dhe di qe edhe ju jeni i informuar per te na dhene versionin e vertete. Ajo qe ka ndodhur eshte se ka pasur nje angazhim nga te dyja palet per ta ndertuar, por nje moskuptim se kush do te beje cfare pavaresisht se parate do te jepeshin nga qeverisja qendrore. Pak rendesi ka kjo, konflikti politik e mbajti peng ate zhvillim, por sot kjo nuk perben me problem dhe Bashkia e Tiranes do te bashkepunojne me qeverisjen qendrore sa here te jete ne interes te qytetareve te Tiranes. Ndaj, sot, Unaza po behet, ndaj dhe shpronesimet per unazen po pergatiten dhe shpresoj qe brenda nje viti e gjysme qytetaret te marrin frytet e ndertimit te kesaj vepre nga "Qyteti i Nxenesve" deri tek qendra "Kristal".
Rehabilitimi i Lumit te Tiranes do te filloje para Unazes se madhe nga Kthesa e Kamzes tek ura e Brarit, apo do te behet paralelisht?
Do te jete nje zhvillim paralel, por do te jete ne varesi te projektit fitues dhe zgjidhjes perfundimtare. Puna do te ece paralelisht me pastrimin e lumit dhe me veprat publike si unaza.
Hapesira nga "Stacioni i Trenit" deri tek "Bregu i Lumit" me te njejtin gjatesi sa bulevardi ekzistues, mbaron apo jo brenda mandatit tuaj si kryetar i Bashkise se Tiranes?
Perpjekja per te bere lajm eshte e admirueshme, por edhe ju detyrimin tim per t'u pergjigjur ne raport me pergjegjesite qe une kam. Pike se pari, kjo eshte nje veper shume e rendesishme per qytetin e Tiranes, e cila nuk mund te matet me mandate. Duhet te matet me cilesine e punes, me aftesine per te thithur fonde, per ta nisur dhe mbaruar punen ne kohe, dhe per ta bere ambientin terheqes ne tri aspekte. Ne aspektin e cilesise se jetes se qytetareve, pra me shume gjelberim, me shume hapesira rekreative per femijet, per te moshuarit, ajer te paster ne qytet, dhe cfare eshte me e rendesishme cfare do te sjelle ne dinamiken ekonomike te qytetit, dhe ne mundesine per te thithur investime dhe per te hapur vende pune. Me sinqeritetin me te madh, une ia bej vetes keto pyetje me shume se nje here ne dite, ne lidhje me kete projekt dhe me sinqeritetin me te madh nuk e prokuroj vetem ne raport me mandatit. Personalisht jam i bindur qe kjo hapesire nga "Stacioni i Trenit" deri tek Lumi Tirane mund dhe duhet te perfundoje brenda ketij mandati.
Pra, mund te mbaroje brenda vitit 2015?
Ky projekt, i ekzekutuar nga "Stacioni i Trenit" deri tek "Bregu i Lumit" me parametrat e nje bulevardi modern, do t'i jape qytetit te Tiranes jo vetem thjesht 1.8 kilometer bulevard, por nje korridor te ri clodhes, te gjelberuar, mundesi per femijet, te moshuarit dhe nje front te punesimit per qytetaret. Jam shume krenar qe shtate nga studiot me te mira te botes, te gjykuara nga nje juri me potencialet me te lakmueshme qe mund ne marre ndonje qytet ne pune, kane arritur ne kete konkluzion. Ketu jemi per momentin. Ketu na ka sjelle kujdesi, pasioni per qytetin, por edhe perkushtimi qe bashke me nje projekt te tille masterplan, te kemi edhe bindjen e plote qe me partneret tane te sigurojme financimet e duhura per te nisur punen ne kohe dhe pse jo per ta mbaruar ate ne kohe.